Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sot 51-vjetori i vdekjes së Fan Nolit

13/03/2016
Sot 51-vjetori i vdekjes së Fan Nolit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sot 51 vite më parë më 13 mars 1965 u shua një prej personaliteteve më të pazakontë të historisë së Shqipërisë, Fan Noli. Ai ishte dhe mbeti burrështetasi dhe intelektuali i shquar, poeti dhe përkthyesi i pashoq, poligloti dhe dije-shumi i përmasave botërore, zëri i zëshëm i interesave shqiptare, kleriku i apasionuar dhe figura më e debatuar politike dhe historike.
I ndihmuar nga patriotë, nis veprimtarinë politike dhe letrare. Shkruan artikuj publicistikë, përkthen greqisht “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” të Sami Frashrit.
Më 1906, i nxitur dhe i përkrahur nga patriotët, Noli u nis për në SHBA, me qëllim që të ndihmonte në organizimin dhe në bashkimin e shqiptarëve të mërguar, të cilit kërcënoheshin nga rreziku i përçarjes, për shkak të veprimeve të shovinistëve grekë. Bëri punë krahu si punëtor në një fabrikë sharre, si pjatalarës etj.
Megjithëse nuk kishte bindje të forta fetare, u shugurua prift më 1908 dhe filloi luftën për shkëputjen e Kishës Ortodokse Shqiptare nga kisha greke, duke bërë shërbesa shqip, duke shqipëruar libra fetarë etj.
Ndërkohë, bashkëpunonte në gazeta, mbante ligjërata, organizonte shoqëri patriotike, të cilat më 1912 u bashkuan në federatën mbarëshqiptare “Vatra” dhe po atë vit kreu studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit (Bachelor of Arts cum laude).
Në vitin 1935 u kthye në një nga pasionet e tij të vjetra, muzikën dhe në moshën 53-vjeçare u regjistrua në Konservatorin “New England” në Boston, ku u diplomua tre vjet më pas.
Ishte 63 vjeç kur mori titullin “Doktor” në Filozofi nga Universiteti i Bostonit për disertacionin “Gjergj Kastrioti – Skanderbeu, 1405-1468” (George Castrioti Scanderbeg), që botohet më 1947, vdiq në Florida më 13 mars të vitit 1965.
Ai iku duke lënë pas një vepër dinjitoze dhe njiherash një personazh shumë të debatuar. Një njeri i madh që ishte i tillë edhe në gjëra të vogla, të cilat ai i jetësoi me pasion e përkushtim.

Albert Vataj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

Spiropali: Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

03/04/2026
Pezullohen 7 punonjës policie, Hita kërkon masa të rrepta kundër kultivimit të kanabisit

Pezullohen 7 punonjës policie, Hita kërkon masa të rrepta kundër kultivimit të kanabisit

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

Spiropali: Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.