Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar sot me Gianni Pitellan, kreun e të majtëve në Parlamentin Europian. Ironia e Berishës, erdhi pas “vlerësimeve pozitive” që Pitella e kishte adresuar Ramës, në përshëndetjen e tij në kongresin e stom të PS-së, për liberalizimin e vizave.
Berisha e ka krahasuar Pitellan me Erion Veliajn, që dikur i thurte elozhe Ramës si “udhëheqës i lëvizjes studentore”.
“Miq, i nderuari ynë Pittella, nga emocioni harroi te falënderonte Garibaldin shqiptar për Pavarësine e Italisë!”, ironizon mw tej Berisha.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Te dashur miq, pas Erion Velise, qe falenderoi Ramen per udheheqjen e levizjes studentore te dhjetorit 1990 pavaresisht se ai ishte ne te gjitha ato dite ne Greqi, sot ishte radha e Pittelles per te falenderuar Edi Ramen per sukseset e te tjereve, si moratoriumin e skafeve (per te cilin Rama votoi kunder), dhe liberalizimin e vizave, per sabotimin e te cilit Rama dergoi emaile qe paralajmeronin eksode biblike ne te gjitha kancelarite perendimore.
Miq, i nderuari yne Pittella, nga emocioni harroi te falenderonte Garibaldin shqiptar per Pavaresine e Italise!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/