EMRAT/ Aksidenti Milot, humb jetën çifti bashkëshortëve, prangoset autori invalid

EMRAT/ Aksidenti Milot, humb jetën çifti bashkëshortëve, prangoset autori invalid

67
0
Shares

Drejtoria Vendore e Policisë së Lezhës ka dhënë një informacion paraprakë për aksidentin e sotëm te tregu i Milotit.
Sipas policisë, mësohet se rreth orës 10.30 të ditës së sotme në Fushë Milot  ka ndodhur një aksident me pasoja. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë për ti dhënë ndihmën e parë të plagosurve , dhe për të filluar hetimin e ngjarjes.
milot makina e aksidenti3Nga veprimet e para hetimore rezulton se një drejtues mjeti invalid, dhe pa leje drejtimi, Pashk  Vokrri , 58 vjeç, banues në Pllanë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”  me targë AA 120 NI ka humbur kontrollin, dhe për pasojë është futur në tregun e Milotit.
milot makina e aksidentit2Automjeti  është i përshtatur për përdorim nga persona me aftësi të kufizuar dhe i modifikuar në mënyrë artizanale dhe nuk e kishte kaluar testin e kontrollit teknik. Teknikisht mjeti nuk duhej te dilte në qarkullim.
milot makina e aksidenti4Drejtuesi i mjetit i cili ka shkaktuar aksidentin është ndaluar nga forcat policore. Grupi hetimor në vendngjarje  vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë.


Kanë humbur jetën

Llesh Marku, 70 vjeç,
Dila Marku, 57 vjeçe.

Kanë mbetur të dëmtuar
A. K., 40 vjeçe,   
A. P., 50 vjeç,  
Ll. M., 40 vjeç,  
F. A., 21 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY