Linja ajrore Akerni-Bari/Lirohen tre barinjtë e avionit të drogës

Linja ajrore Akerni-Bari/Lirohen tre barinjtë e avionit të drogës

60
0
Shares

Tre personat e ndaluar të hënë në lidhje me avionin e drogës që u pa në Akërni të Vlorës u liruan dje nga policia pasi nuk u gjet ndonjë e dhënë serioze që i lidh ata me trafikun e drogës.
avioni gjurmet e avionit te droges 1

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se, tre personat, me inicialet N.M, A.M dhe K.M nuk kanë dhënë informacione të vlefshme për hetimin.

Ata janë barinj të zonës dhe stani i tyre ndodhet vetëm 1 km nga vendi ku dyshohet se është ulur avioni dhe mund të jetë ngarkuar me lëndë narkotike.
avion vl2

Ata kanë deklaruar se nuk kanë parë asgjë të dyshimte në zonë.

Policia lokale është njoftuar nga informatorët e saj të cilët kanë thënë se në Akreni po tenton të ulet një avion.

Menjëherë pas kësaj disa patrulla policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Janë bllokuar dy automjete të cilat i përkisnin personave të shoqëruar. Por edhe nga kqyrja paraprake e tyre nuk duket se ka mbetje të lëndëve narkotike.

Ndërkaq fusha në Akërni ruan qartë gjurmë të reja dhe të vjetra të gomave të avionit. Besohet se udhëtimi i fundit i avionit ndodhi të dielën në mëngjes. Ai është ngarkuar me drogë dhe ia ka dalë ti shpëtojë edhe policisë italiane e cila ngriti në kërkim të tij edhe avionë luftarakë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY