UDHËZIMI/ Kriteret e reja për licencimin e serviseve dhe varrezave të makinave

UDHËZIMI/ Kriteret e reja për licencimin e serviseve dhe varrezave të makinave

116
0
Shares

Ministria e Transportit harton një paketë të re ligjore lidhur me kriteret që duhet të plotësojnë serviset e automjeteve për licencimin e tyre

Këto kritere
përfshijnë qendrat e autoriparimit, shitblerjes së mjeteve, tregtimit të pjesëve të këmbimit dhe grumbullimin e mjeteve që dalin jashtë përdorimit.
Me masat e reja duhet që punonjësit të kenë kualifikim. Pjesë e paketës është edhe rregullorja e brendshme si duhet te funksionoje servisi. Masat synojnë edhe garanci për qytetaret që marrin shërbime në këto servile.
Ministri Edmond Haxhinasto prezantoi paketën e re ligjore në një pikë servisi në Tiranë.
“Kriteret e reja garantojnë më shumë siguri në transportin rrugor dhe për qytetaret. Paketa ofron shërbime më cilësore për qytetarët. Kjo paketë ka ndikim edhe në aspektin mjedisor”, u shpreh Haxhinasto.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY