VENDIMI/ Gjykata dënon me 3 vjet burg zëvendësdrejtoreshën e bankës, vodhi 32500...

VENDIMI/ Gjykata dënon me 3 vjet burg zëvendësdrejtoreshën e bankës, vodhi 32500 euro

418
0
Shares

Një zëvendësdrejtoreshë e një dege banke është dënuar nga gjykata me 3 vjet burg. Gjykimi ndaj Albana Zeqajt u bë pas akuzës ndaj saj  për “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” , parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

Sipas vendimit
, mësohet se e akuzuara e dënuar, duke falsifikuar firmat, sajonte dhëni-marrje kredish, në emër të personave të ndryshëm, pa dijeninë e tyre. Po ashtu mësohet se u provua nga ekspertiza, falsifikimi i dokumenteve.
Gjithashtu, u mësua se zëvendësdrejtoresha e ka pranuar akuzën dhe se ka kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë e pranuar nga prokuroria dhe gjykata.
Në përfundim të gjykimit, gjykata e Rrethit Gjyqësor e Tiranës e dënoi Albana Zeqajn, me 3 (tre) vjet    burgim. Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurës Albana Zeqja i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht  2 (dy) vjet burgim.
Po ashtu, në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal gjykata vlerësoi dhe urdhëroi “Pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim te  pavuajtur duke filluar ky afat nga data e dhënies se këtij vendimi; Vënia në provë e të dënuare  Albana Zeqja për një periudhë  kohe prej 1 (një) vit e 6 (gjashte) muaj me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale”.
vz2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY