VEFA-DOSJE/Paratë ende nuk janë kthyer në Shqipëri

VEFA-DOSJE/Paratë ende nuk janë kthyer në Shqipëri

214
0
Shares

Me një shkresë të vitit 2012, Ministria e Drejtesise se Republikes se Shqiperise ka percjelle autoriteteve te drejtesise hungareze kerkesen per ndihme juridike shtese te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Objekti i kerkeses per ndihme juridike eshte ekzekutimi i vendimeve civile te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe kthimi i shumave 328 000 U d dhe 647 000 Usd, te ndodhura ne llogarite e shtetasve Vebi Alimucaj dhe Artan Alimucaj. ne banken ne Hungari. Baza ligjore per realizimin e kesaj kerkese eshte Konventa e Keshillit te Europes, Varshave, “Per Pastrimin, Depistimin, Sekuestrimin dhe Konfiskimin e Produkteve te Krimit dhe Financimin e Terrorizmit”, ratifikuar nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise më 2006.

Ne lidhje me kete kerkese, eshte kerkuar informacion shtese nga autoritet e drejtesise hungareze. i cili eshte plotesuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane dhe e derguar nepermjet Ministrise se Drejtesise te Republikes se Shqiperise.

Autoritetet e drejtesise hungareze akoma nuk kane kthyer pergjigje perfundimtare ne zbatim te kesaj kerkese per ndihme juridike.

Dëshmia e Vehbi Alimucaj: Kam vetëm 10 mijë dollar në Hungari

Personi nen hetim Vebbi Alimucaj, i pyetur ne prokurori, me cilesine e personit ndaj te cilet zhvillohen hetime, ka thene se ka dijeni per nje llogari bankare objekt ne emerr te tij. Sipas tij, ka dijeni se aty kane qene te depozituara 10 000 Usd nderkohe deklaron se nuk ka dijeni per levizjet bankare ne kete llogari, nuk ka dijeni per llogarine tjeter, ne emer te te birit dhe se nuk ka kryer asnje tentative per te levizur shumat qe ndodhen ne keto llogari bankare.

Personi nen hetim Artan Alirnucaj, i pyetur ne prokurori me cilesine e personit ndaj te cilit zhvillohen hetime deklaron se nuk ka dijeni per llogarine bankare e ndodhur ne Hungari ne emer te tij. Ai deklaron se duke filluar nga fundi i vitit 1997 dhe aktualisht jeton ne Greqi. Ka ardhur disa here ne Shqiperi ne periudha te ndryshrne, por nuk ka kryer asnje veprim ne Hungari me qellim terheqje apo transferimin e shumave te parave qe jane ne llogarine bankare ne emer te tij.

Alimucaj mashtroi 57 mijë herë 63 persona

Vebi Alimucaj ka themeluar ne vitin 1992 shoqerine “VEFA” ne te cilen kishte rolin e ortakut te vetem dhe administratorit. Per aktivitetin e ushtruar ne shoqerine “VEFA’ personi nen hetim Vebi Alimucaj eshte deklaruar fajtor nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane në vitin 2000, per vepren penale te “Mashtrimit”, vjedhjes se pasurise me ane te genjeshtres, ne dem te 63 587 personave.

Pas ankimit te bere nga personi nen hetim Vebi Alimucaj ne lidhje me kete vendim, perfundimisht Gjykata e Larte me vendimin e vitit 2002, ka vendosur deklarimin fajtor te personit nen hetim Vebi Alimucaj per vepren penale te “Mashtrimit’, me shume se nje here, me konkretisht 57 923 here.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY