Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Ja si 23-vjeçarja Desara Mançellari dogji 4 makinat

03/04/2016
VIDEO/ Ja si 23-vjeçarja Desara Mançellari dogji 4 makinat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kanë kaluar 9 minuta nga mesnata e 1 prillit…
Kjo kamera sigurie e një biznesi në Rrugën e Kokonozëve, në Tirane, filmon momentin kur Desara Mançellari niset drejt makinës së nënës së ish –të dashurit të saj.
Në pamjet e siguruara nga Televizioni Klan, ajo shfaqet me një çantë shpine ku kishte futur shishen e benzinës.
Është e veshur me një xhup me kapuç.
Qëndron e fshehur pas një makine tip Mercedes për të kontrolluar zonën. Dhe në pak sekonda 23-vjeçarja i afrohet me hap të shpejte autoveturës tip “Audi” të familjes Papajani.
Pasi hedh benzinën, makina shpërthen në flakë.
Nga shpërthimi i menjëhershëm ajo rrezikon edhe veten. Por pasi u shpëton flakëve, largohet qetësisht.
Sapo shkon në shtëpi, sipas policisë, ajo i vendos të gjitha rrobat që mbante veshur në lavatriçe, për të zhdukur çdo gjurmë, pasi i mbanin era benzinë.
Policia ra në gjurmët e saj nëpërmjet këtyre pamjeve filmike. Pak orë pasi makina e nënës Filip Papajanit ishte shkrumbuar, së bashku me një rulotë të familjes së tij, ajo vihet në pranga.
Nga zjarri u preken edhe dy mjete të tjera.
Desara, e pyetur në polici, e pranoi autorësinë, me justifikimin se ish-i dashuri e kishte dhunuar dhe familjarët e saj e kishin fyer herë pas herë.
Ajo është shprehur se nuk ka pasur si qëllim djegien e makinave të tjera, por vetëm “Audi”-n e nënës së Filipit, pasi besonte se ishte ajo që e kishte detyruar ish të dashurin të ndaheshin me pretendimin e diferencës së moshës dhe arsye të tjera.
Në bisedat  mes dy te rinjve në rrjetin social, Facebook, kuptohet insistimi i 21 vjecarit për t’u rilidhur, ndërsa Desara e akuzon se më 21 mars ai e kishte qëlluar me shuplakë.
Filipi i thotë se nuk mundet të jetojë pa të, ndërsa vajza i kërkon kohë për të marrë veten, duke i thëne se po luan mendsh, por duke i kujtuar se nuk i harron shuplakën që i kishte dhënë.
Desara Mancellari akuzohet për shkatërrim të pronës dhe rrezikon të dënohet deri në 5 vite burg për krimin e kryer.

“TV Klan”

Për të ndjekur videon, klikoni këtu …

https://www.youtube.com/watch?v=qq-WQ24j4Js

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.