Gjykata e Rrethit Gjyqësore e Tiranës, ka lënë nën masën e sigurisë “arrest në burg” për Desara Mançellarin.
Desara akuzohet se disa ditë më parë, i vuri zjarrin makinave të prindërve të ish-të dashurit të saj. Nga zjarri u dogjën edhe disa makina të tjera, të parkuara aty pranë.
Avokati i të akuzuarës ka pranuar djegien, por se ka pohuar se kjo ka ndodhur për hakmarrje, pas dhunës, sipas ti, që ish-i dashuri, kishte ushtruar ndaj klientes së tij.
Justifikimet, duket nuk e kanë bindur gjykatën e cila pas kërkesës së prokurorie, ka vendosur të lërë në burg mesara Mançellarin.
Ajo akuzohet për shkatërrim të pronës me zjarr, Neni 151 i kodit penal. Në seancën e masës së sigurisë, e akuzuara nuk ka deklaruar asgjë, përveç gjeneraliteteve.





