Policia e Vlorës arrestoi 2 persona sot gjatë një operacioni antidroge në të cilin u kapën 22 kg kanabis sativa.
Këta shtetas, duke udhëtuar në aksin rrugor pranë fshatit Resulaj, në drejtim të Selenicës, me automjetin tip Audi A-3 me targë: Vl5011C, në pronësi të shtetasit: Fatjon Zykaj, janë kapur në flagrancë në ndjekje nga Policia, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në këtë automjet, është konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 19 kg e 400 gr, kanabis sativa e fshehur në bagazhin e këtij mjeti, mbështjellë me thasë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën 3-katëshe të shtetasit: Fatjon Zykaj, në fshatin Resulaj, Shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi me lëndë narkotike prej 820 gr, të llojit kanabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Pajtim Basho, në Bashkinë Selenicë, Shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi me lëndë narkotike prej 2 kg e 100 gr kanabis, thuhet në njoftimin e policisë.





