Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

NGJARJA & VENDIMI/ Kushtetuesja kthen për herë të dytë rigjykimin e masakrës me 4 të vrarë të Kozares

05/04/2016
NGJARJA & VENDIMI/ Kushtetuesja kthen për herë të dytë rigjykimin e masakrës me 4 të vrarë të Kozares
Share on FacebookShare on Whatsapp

Luan Mara në një nga seancat gjyqësore

Gjykata Kushtetuese ka kthyer sërish për gjykim një nga masakrat që tronditën vendin 10 vjet më parë. Luan Mara, i dënuar me burgim të përjetshëm do të rigjykohet sërish nga Shkalla e Parë në Berat, mbi  dyshimet se ka kryer vrasje të trefishtë duke u marrë jetën të vëllait Shpëtimit, bashkëshortes së tij, Flories shtatzënë dhe djalit të çiftit Artiolit.
Në vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese shprehet për herë të dytë se ka gjetur shkelje kushtetuese për mënyrën sesi janë marrë provat, sesi është kryer eksperimenti hetimor dhe sesi u mor dëshmia  vetë-inkriminuese e të pandehurit.

Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese
është i dyti, që e rikthen këtë gjykim, në Shkallën e Parë.
Rigjykimin e Luan Marës, të akuzuar për vrasjen e trefishtë të ndodhur më 10 shkurt 2006, në fshatin Kozare.
Gjykata Kushtetuese edhe në vendimin e saj më 3 maj 2011, theksoi se pas ndalimit Luan Mara është marrë në pyetje pa praninë e avokatit. Në këto rrethana i janë marrë deklarime mbi fajësinë e tij pa një mbrojtës ligjor dhe dokumentet që ndodhen në dosje provojnë se deklarimet e dhëna ishin artikuluar në kushtet e dhunës fizike të ushtruar ndaj tij.

Vendimi
Autoritetet shtetërore, thotë Gjykata Kushtetuese, në vendimin e djeshëm, duhet të kryenin një hetim të plotë, ndërkohë që Gjykata e Lartë, sipas Kushtetueses, nuk i ka kontrolluar vendimet e shkallëve të tjera në mënyrë që të konfirmohej një proces i rregullt ligjor.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, megjithëse kjo çështje është kthyer edhe një herë prej saj, gjykatat duhet të ishin korrigjuar dhe të sqaroheshin rrethanat sesi janë marrë provat gjatë hetimit paraprak.
Menjëherë pas vendimit, avokati i Luan Maras i bën apel ministrit të Brendshëm që të marrë masa për oficerët e policisë që dhunuan klientin e tij e që sipas avokatit e detyruan të jepte një dëshmi kundër vetes.
Kundër Luan Maras, që njihet si autori i masakrës së Kozares, prokuroria ka dy prova kryesore, ekspertimin hetimor dhe pohimin e krimit nga i dyshuari.
Të dyja këto të konsideruara në vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të siguruara në mënyrë të paligjshme.

Ngjarja
Luan Mara u arrestua në vitin 2006 për vrasjen e vëllait të tij, Shpëtimit, kunatës Flories (e cila ishte shtatzënë) dhe djalit të tyre 2-vjeçar, Artiol Mara. Sipas akuzës, ai kishte vrarë vëllain, gruan e tij dhe fëmijën për të fshehur një marrëdhënie me kunatën.
Krimi i katërfishtë ndodhi më 10 shkurt 2006.
Shpëtim Mara, me gruan shtatzënë në kohën kur ndodhi ngjarja dhe djalin 2-vjeçar, u gjetën të vdekur në banesën e tyre, në fshatin Kozare, pasi ishin vrarë gjatë natës.
Sipas versionit të Prokurorisë, një ditë para ngjarjes, më 9 shkurt 2006, rreth orës 19:00, Shpëtim Mara shkoi për një vizitë te vëllai i tij, Iliri, me gruan dhe djalin 2 vjeç. Rreth orës 21:00 ata janë rikthyer në banesën e tyre. Në këtë kohë, në banesën e Shpëtim Marës ka shkuar vëllai i tij, Luani, i cili sipas Prokurorisë donte të sqaronte një debat mes tij dhe Shpëtimit. Mendohet se dy vëllezërit kanë debatuar në prani të gruas së Shpëtim Marës dhe djalit 2-vjeçar. Shkak i debatit ka qenë dyshimi se Luan Mara ka pasur marrëdhënie intime me gruan e të vëllait, në kohën kur Shpëtimi ndodhej emigrant në Greqi. Pasi janë përleshur, Luan Mara është larguar, por më vonë është kthyer në banesën e të vëllait i armatosur. Shpëtim Mara, gruaja e tij dhe djali 2-vjeçar kanë qenë pranë sobës kur janë qëlluar me breshëri arme. Viktimat u gjetën pa jetë të nesërmen në mëngjes.


luan mara, gjykate1Luan Mara në një nga seancat gjyqësore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.