Ministri Gjiknuri, shënjestër e mediave afër Kryeministrit Rama

Ministri Gjiknuri, shënjestër e mediave afër Kryeministrit Rama

65
0
Shares

Ministri Damian Gjiknuri është vënë sot në shënjestër nga media afër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Gazeta “shqiptarja.com” ka sulmuar marrëveshjen që është lidhur mes qeverisë shqiptare dhe CEZ, marrëveshje e cila u drejtua nga ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Nën titullin “Gjikinuri, tolerancë të çuditshme në negociatat milionere me CEZ”, shkruhet se Ministri i Energjisë njëkohësisht kreu i negociatorëve, pranoi të dorëzohet në duart e Cez, duke pranuar t’i paguajë një faturë 96 milionë euro.

“Ky përbën kulmin, pasi sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi që Cez i ka shkaktuar shtetit shqiptar kapërcen 350 milionë euro”.

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimin ndaj ministrit Damian Gjiknurin për shpërdorim detyre.

Në vijim gazeta shkruan se sipas dokumentavë që disponon prokuroria ministri Gjiknuri është paraqitur plotësisht i butë në të gjithë fazën e negociatave, duke u vënë në dizpozicion të drejtorave dhe juristave të “Cez a.s”, pa hapur gojën të bëjë qoftë edhe një kërkesë të vetme, si përfaqësues i interesit të Shtetit Shqiptar.

“Gjiknuri, ka negociuar dhe ka firmosur gjithçka që përfaqësuesit e kompanisë çeke “Cez a.s” i kanë vënë mbi tavolinë si kredi investimi etj, ndërkohë që vetë ministri si kryetari i grupit negociator prej 14 anëtarësh, nuk ka hedhur mbi tavolinë asnjë dokument me kërkesa ekonomike që Shteti Shqiptar duhet të bënte ndaj çekëve të “Cez a.s””, theksohet në artikull.

Opozita kërkoi pak muaj më parë hetimin e marrëveshjes mes qeverisë dhe CEZ, e cila u rrëzua në Parlament.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY