BOOM/ Qeveria tallet me pagesën për orët shtesë të pedagogëve

BOOM/ Qeveria tallet me pagesën për orët shtesë të pedagogëve

133
0
Shares


Premtimi i Ramës për rritjen e pagave të pedagogëve, 24 tetor 2016:
 Meqë erdhëm tek financat, rektori Koni ka bërë dhe një premtim në fushatë do t’ju rris rrogat. Të them të drejtën nuk e di si e kishte menduar rritjen e rrogave por unë jam këtu për t’ju thënë që premtimi i tij do të realizohet dhe e kam zili se imagjinojeni sa bukur do të ishte për mua sikur premtimet e mia do ti realizonte dikush tjetër. Për vitin 2017 ne do ti rrisim pagat e pedagogëve, pagat në arsimin e lartë siç nuk janë rritur asnjëherë më parë. Kjo do të ndodhë për të gjithë arsimin, por këtu jemi për arsimin e lartë. Profesori i Universitetit do të marrë 139 mijë lekë më shumë në muaj, të vjetra. Lektori do të marrë 103 mijë lekë më shumë në muaj, të vjetra. Ndërkohë që ata që kanë pagën minimale që janë strukturat mbështetëse do të kenë rritjen më të lartë me 35%.

1 marsi 2017 do të ishte data në të cilën 5 milion dollarë do të shkonin për rritjen e pagave në sistemin Universitar. Rritja e pagave mendohet të bëhet duke iu referuar vendimit nr 748 datë 11.6.2009. Një vendim i datës 29 mars të 2017 sjell këto ndryshime.

Por vendimi i datës 29 mars 2017 që parashikon rritje pagash për stafin akademik të Universiteteve nuk ka hyrë në fuqi sepse Bordet e Administrimit të tyre nuk kishin fonde të mjaftueshme për vitin 2017 për të refkletuar këtë vendim qeverie.

Dhe sot jemi në kushtet kur në xhepat e stafit akademik nuk ka shkuar asnjë qindarkë më shumë, të paktën për momentin.

Bordet e Administrimit të Universiteteve të ndodhur përballë presionit të qeverisë për rritje pagash të stafit akademik, duket se ndërhynë në një tjetër aneks premtimi për të siguruar këto fonde për të zbatuar vendimin e qeverisë.

Një draft-udhëzim për ngarkesën mësimore që Ministria e Arsimit dhe Sportit propozoi, rriste ndjeshëm pagesën për orët shtesë të pedagogëve dhe stafit akadamik.

Marrim vetëm një shembull për të kuptuar rritjen. Nëse një pedagog me titullin Profesor paguhej 1200 lekë për orë shtesë, me propozimin e 2016 parashikohej të rritej në 4 mijë lekë për orë shtesë.

Ndërkohë në 29 mars 2017 në vendimin e Këshillit të Ministrave parashikohet që kategoria Profesor të paguhet 1320 lekë për orët shtesë, pra një rritje prej 120 lekësh.  

Nëse bëjmë një krahasim mes vendimit të 2009, draft-udhëzimit të 2016 dhe asaj qëe u miratua në 2017, rritja maksimale nuk e kalon vlerën e 120 lekë për orë. OraNews.TV

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY