Shefi i Shtabit Jeronim Baze, ka dalë para gazetarëve sot pas ngjarjes, dhe duke ju shprehur ngushëllime familjeve të dy pilotëve që humbën jetën.
“Dalja e sotme para jush është e pazakontë që nuk do ta dëshironte askush. Një helikopter i Forcave të Armatosura shqiptare ka rënë në rajonin Grizhës, Malësi e Madhe.
Me keqardhje duhet të bëjë me dije se dy ushtarakët , kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha, kanë humbur jetën, ndërsa personi i tretë ushtari profesionist Gerald Baramuca po trajtohet në spitalin e Shkodrës, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dy viktimat ishin ushtarë të devotshëm. MM dhe Shtabi Përgjithshëm i shpreh ngushëllime familjarëve të tyre”, u shpreh Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shqiptare.
Ai ka bërë ët ditur më tej se duhet kohë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.
“Përfaqësues të MM dhe Shtabi kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat. Helikopeteri ishte në përdorim të FA që prej nëntorit të vitit të kaluar. Itinerari i lëvizjes së tij sot, ishte brenda itinerarit të miratuar, e thënë ndryshe ishte një fluturim njohje.
Dy pilotët ishin me përvojë të lavdërueshme, të kënaqshme, të trajnuar brenda dhe jashtë vendit.
Do tu kërkoja mirëkuptim sepse edhe në botë kërkohet kohë për hedhje drite të një incidenti të ngjashëm.
Respekt dhe mirënjohje për punën e lavdërueshme të pilotëve.
Kontrollet e helikopterit ishin brenda rregullave”, u shpreh më tej Jeronim Baze.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/