DOSJA E PROKUROISË/ Transportuesi kolumbian i 1 milion eurove, rrezikon 15 vjet...

DOSJA E PROKUROISË/ Transportuesi kolumbian i 1 milion eurove, rrezikon 15 vjet burg

285
0
Shares

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 15 vjet burgim për shtetasi kolumbian Cesar Augusto Pelaez Triana, i akuzuar për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas është arrestuar me iniciativë nga Policia Gjyqësore e Rinasit, në datwn 10. 06. 2014, pasi dyshohej se kishte lidhje me një ngarkesë prej rreth 246 kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë në portin e Barit, në Malin e Zi.
Në bazë të hetimit, u arrit të provohej se shtetasi Triana kishte ardhur në Shqipëri për të marrë 600 mijë deri në 1 milion euro për llogari të dy shtetasve kolumbianë, të cilët po kryenin trafikimin e rreth 250 kg kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Shqipërisë. Ky trafik po realizohej me kontenierët me fruta ekzotike, të porositura në Ekuador nga kompania fierake “RR… Company”.

Në bazë të provave të mbledhura gjatë hetimit, Prokuroria për Krime të Rënda ka faktuar se…

cesar augusto, gjykate 1I pandehuri Cezar Augusto Pelaez Triana, me kombësi kolumbiane dhe shtetësi spanjolle, u porosit nga dy shtetas kolumbianë, njëri me emrin EL Chiquetette dhe tjetri me emrin Perea, që të vinte në Shqipëri për të marrë një shumë parash, prej 600 000 deri në 1 000 000 euro, për një ngarkesë droge, e cila do të transportohej, në drejtim të Shqipërisë, me një kontenier me fund të dyfishtë. Si shpërblim për punën e kryer, i pandehuri Cezar Augusto Pelaez Triana do të merrte shumën prej 200 000 euro.
Në datë 19.05.2014, shtetasi Cezar Augusto Pelaez Triana, mbërriti në Shqipëri, në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, nëpërmjet linjës ajrore Barcelonë-Romë-Tiranë dhe, më pas, në Tiranë, është akomoduar në Hotel “Albatros”. Nëpërmjet numrit telefonik të recepsionistes, ai ka komunikuar me një shtetas shqiptar, që fliste spanjisht, numrin e të cilit e kishte marrë nga porositësit e tij. Pas komunikimit me të, u zhvendos për të qëndruar te një hotel tjetër, pranë qendrës së Tiranës.
Nëpërmjet medias i pandehuri mësoi për kapjen, në Malin e Zi, të kontenierit me 246 kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë, për llogari të Firmës Shqiptare “Rrapo Compani” sh. p. k. Nga frika i pandehuri mendoi të largohej menjëherë nga Shqipëria. Në mungesë të biletës së kthimit, komunikoi me motrën e tij, Dora Pelaez, që ta ndihmonte për blerjen e saj. Pasi konsumoi shumë alkool, në datë 10. 06. 2014, mbërriti në Rinas ku u shoqërua nga policia, te cilës i kërkoi dhe ndihmë nga frika që kishte.
Në datë 10. 06. 2014 ora 21.30, shtetasi Cezar Augusto Pelaez Triana u ndalua, me iniciativë, nga oficeri i Policisë Gjyqësore në Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi u dyshua për kryerjen e trafikut të narkotikëve, të llojit kokainë. Ky veprim është dokumentuar në procesverbalin e ndalimit të të dyshuarit për një krim”, datë 10. 06. 2014 ora 21.30.
Pas ndalimit të shtetasit Triana, Policia Gjyqësore ka ushtruar kontroll në ambjentet dhe në mjetet që gjendeshin në parkimin e kompanisë “RR… Company” në Fier, nga ku nuk ka rezultuar asgjë e paligjshme. Po ashtu, është kërkuar nëpërmjet letër-porosisë drejtuar autoriteteve të Malit të Zi, të cilat konfirmojnë se kanë zbuluar sasinë e lëndës narkotike në dyshemenë e dyfishtë të një kamioni me destinacion kompaninë “RR… Company” në Fier. Gjatë hetimit dhe më tej gjykimit për shtetasin kolumbian Cezar Triana, është marrë në pyetje edhe drejtuesi i kompanisë në Fier.
Në deklarimet e tij, pretendohet se ai ka porositur në Ekuador ngarkesë me fruta ekzotike dhe nuk ka asnjë dijeni për lëndën narkotike të gjetur në kontenierët që po transportonin porosinë e tij.
Prokuroria për Krime të Rënda, ndërkohë, po vijon hetimet për të përcaktuar porositësin e lëndës narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY