Foto Ilustruese – Pilotë të njësisë së helikopterëve të Farkës
Njësia e helikopterëve të Forcave të Armatosura të Farkës, derë më se një vit më parë numëronte 9 pilotë, efektivë të saj. Sot ky numër ka zbritur në 6.
Major Sokol Feka
Në dy aksidente të ndryshme me helikopterë, në rrethana e për arsye të ndryshme, kjo flotë ka humbur 1/3 e ekuipazhit të saj.
Në 29 janar 205, në Spanjë, humbi jetën majori Sokol Feka. Ai ndodhej atje për llogari të karteleve të drogës dhe transportonte lëndë narkotike me helikopter. Helikopteri u rrëzua dhe ai humbi jetën.
Kapiten Florian Deliaj
Sot, në aksidentin e rëndë në Grizhë të malësisë së Madhe, një helikopter, këtë herë i FA, ra në liqenin e Shkodrës dhe humbën jetën kapiteni Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha.
Toger Donald Hoxha
Po aq e rëndë sa humbja e 1/3, në më se një vit, të efektivëve të flotës së helikopterëve, është e rëndë edhe kushtet e trajtimit të tyre.
Sipas pilotëve të kësaj njësie, mësohet se pagat e tyre llogariten deri në 400 mijë lekë (të vjetra) në muaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/