Ish-kryeministri i Suedisë, leksion në Tiranë

Ish-kryeministri i Suedisë, leksion në Tiranë

59
0
Shares

Ambasada e Suedisë në Tiranë dhe Qendra e Ekselencës e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë organizuan sot një leksion të hapur , që u mbajt nga ish-Kryeministri i Suedisë, Z. Goran Persson, i titulluar: “Mësime të nxjerra nga zgjerimi i fundit i madh i BE-së”.

Gjatë këtij aktiviteti, i cili u ndoq nga diplomatë, nëpunës të shërbimit civil, shoqëri civile dhe të rinj, Z. Persson shprehu besimin se BE-ja do të vazhdojë të jetë një motor kyç bashkëpunimi në Evropë, pavarësisht sfidave të kohëve të fundit. Ai theksoi se Shqipëria duhet të vazhdojë të ecë përpara në procesin e integrimit në BE.

“Përveç reformës në drejtësi, reformë e cila është kusht për hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë, zhvillimi ekonomik i Shqipërisë është thelbësor për përgatitjen e vendit për anëtarësim në BE. Popullsia juaj e re është një pasuri e madhe në këtë drejtim.”

Z. Persson ka ardhur në Shqipëri për një vizitë, në krye të delegacionit të biznesmenëve suedezë.

Z. Persson ka qenë Kryeministër në Suedi gjatë viteve 1996-2006 dhe President i Këshillit Evropian gjatë vitit 2001, vit gjatë të cilit janë kryer negociata për zgjerim të madh të BE-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY