ENIGMAT/ Rrëzimi helikopterit, ende as prokuroria nuk di gjë për planin stërvitor

ENIGMAT/ Rrëzimi helikopterit, ende as prokuroria nuk di gjë për planin stërvitor

51
0
Shares

Rreth 24 orë pas aksidentit me dy ushtarakë viktima dhe një të plagosur, mbetjet e helikopterit EC 145 të Forcave të Armatosura vazhdojnë të qëndrojnë ende në ujërat e Liqenit të Shkodrës. Zona e rënies së tij, trajtohet si “zonë ushtarake”. Një motoskaf i forcave të policisë kufitare dhe dy policë ruajnë zonën. Askush nuk lejohet t’i afrohet bregut te liqenit, në zonën ku ra helikopteri dhe ku humbën jetën pilotët Floran Delia dhe Donald Hoxha.
Nga ana e saj, prokuroria e Shkodrës ka nisur një hetim mbi ngjarjen. Por me gjithë pretendimet ëpr nisjen e hetimeve, ende organi i akuzës nuk ka siguruar planin stërvitor që duhet të zbatonte helikopteri si edhe itinerarin e lëvizjes si dhe të dhënat mbi kushtet teknike të tij.
Ndërsa për të zbuluar shkaqet e përplasjes është e nevojshme që të analizohet kutia e zezë e mjetit, mësohet se ende ajo gjendet në një thellësi më se 6 metra, brenda liqenit.
Për analizimin e kutisë së zezë, mësohet se do të jetë e nevojshme edhe asistenca e inxhinierëve të kompanisë së prodhimit të mjetit, francezes “EuroCopter”. Prania e tyre do të jetë e domosdoshme pasi mjeti është ende brenda garancisë. Ai ka hyrë në përdorim të forcave të armatosura shqiptare në nëntor të vitit të shkuar.
Në pritje të francezëve dhe të vënies në dispozicion të shkresave nga Ministria e Mbrojtjes, gjithçka është pezull dhe hetimet që pritet të përcaktojnë shkaqet e rrëzimit të helikopterit, nuk po avancojnë.
Për nxjerrjen e mbetjeve të helikopterit nga uji, burime të prokurorisë bëjnë të ditur se, organi i hetimit po përgatit një kërkesë për Ministrinë e Mbrojtjes për t’i vënë në dispozicion një vinç të përmasave të mëdha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY