Në listën e më të kërkuarve nga Europoli,është edhe një shqiptar, për kapjen e të cilit jepet një shpërblim prej 10 mijë eurosh.
Europol ka në listën e vet 45 persona në kërkim, ku midis tyre është edhe shqiptari Himë Lufaj. Vepra për të cilën akuzohet ai është tentativa për të vrarë me thikë një punonjës policie gjatë një grabitjeje në tentativë të një gruaje. Gjatë kësaj ngjarje, mbeti i plagosur një kalimtar. Historia ka ndodhur në Vjenë të Austrisë më 8 prill të vitit 2009, ku gjatë një tentative arratisjeje, ai qëlloi disa herë me thikë policin, duke e plagosur rëndë.
Lufaj sipas Europolit ishte person në kërkim që prej vitit 2006, pasi ka kryer plaçkitjen e një lokali në kryeqytetin austriak. Në atë kohë, ai plagosi me thikë edhe një tjetër shtetas.
Sipas Europolit, shqiptari akuzohet edhe për një vjedhje tjetër në Wilhelmsburg.
Mësohet se 32-vjeçari dyshohet se jeton në Deçan të Kosovës. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria, e cila kërkon ekstradimin e tij në rast arrestimi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/