Pollo: Të votohet ndryshimi për komisionet hetimore, i vlen parlamentarizmit dhe shoqërisë

Pollo: Të votohet ndryshimi për komisionet hetimore, i vlen parlamentarizmit dhe shoqërisë

56
0
Shares

Deputeti, Genc Pollo ka ripërsëritur sot kërkesën e opozitës për votimin e ndryshimit për komisionet hetimore. Sipas tij, kjo i vlen parlamentarizmit dhe shoqërisë.
“Komisionet hetimore janë shumë të rëndësishme për funksionin e parlamentit si kontrollues i ekzekutivit, të rëndësishme për opozitën që në kompozicionin kundrejt mazhorancës, i takon së pari të jetë iniciatore e kontrollit parlamentar në përputhje me rregullat në fuqi. Çfarë ndodhi në 2014?! Partia Demokratike me numrin e kërkuar të firmave të deputetëve propozon ngritjen e dy komisioneve hetimore të cilat janë në tagrin e saj kushtetuese dhe nuk janë objekt i miratimit apo të refuzimit nga mazhoranca”, u shpreh Pollo sot në Kuvend.
Duke u ndalur në analizën e verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, për raste kërkesash të ngjashme si edhe në raste konkrete refuzimi nga Kuvendi, për ngritjen e komisioneve hetimore dhe funksionimin e tyre, deputeti demokrat apeloi që mazhoranca të reflektojë ndaj qëndrimit të saj.
“Prandaj zonja e zotërinj është për të ardhur keq  që në komisionin përkatës ky amendament është rrëzuar nga mazhoranca psiste-lsiste,  sepse do të ishte në nderin e tyre të paktën për tu larë nga ai zhul që është shfaqur publikisht që ta kishin botuar këtë sepse nuk ndryshonte një gjë të madhe. Jo përsëri nuk e votoi. Nuk jam i sigurt që do të ketë reflektim nga ajo mbledhje deri në votimin e sotëm, por gjithsesi është një mundësi”, u shpreh më tej deputeti demokrat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY