Dega e PD së Vlorës ka bërë thirrje sot për të zbardhur misterin e vdekjes së djeshme në stadium të sportdashësit Mikel Selmanaj.
Për vdekjen e tij nëpërmjet një deklarate për shtyp Partia Demokratike, dega Vlorë, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij.
Dega e Partisë Demokratike të Vlorës i ka vlerësuar dëshmitë e dëshmitarëve okularë dhe për ti dhenë fuqi ligjore të vërtetës, i ka kërkuar Prokurorisë së Rrethit të nis menjëherë hetimet dhe të zbardhë ngjarjen. Por njëherësh PD -Vlorë nuk ka nguruar të dënojë edhe neglizhencën e Spitalit Rajonal për mungesën e një autoambulance në stadium.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/