Të dhëna kontradiktore për shëndetin e Baramuçës, hetime të turbullta

Të dhëna kontradiktore për shëndetin e Baramuçës, hetime të turbullta

51
0
Shares

Të dhëna kontradiktore lidhur me gjendjen shëndetësore të Baramucës ndërsa hetimi për helikopterin duket se kanë ngecur. Një gazetë ka publikuar sot një intervistë elokuente me pilotin që i mbijetoi rrëzimit të helikopterit në liqenin e Shkodrës, por burime nga spitali ushatarak konfirmojnë se ai nuk ka folur për asnjë media.

Ushtari profesionist Gerald Baramuça qëndron në një dhomë në pavionin “VIP” të spitalit, nën mbikqyrjen e mjekëve dhe ende nuk është marrë në pyetje nga prokuroria për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike që ka shfaqur. “Familjarët e tij të cilët ishin tejet të irrituar sa i përket botimit të disa intervistave që sipas tyre janë të sajuara, pasi asnjë person tjetër veç mjekëve nuk ka hyrë në dhomën e Geraldit”, njofton top channel në edicionin lajmeve të mesditës.

Ndërkohë një burim nga bluzat e bardha të Spitalit të Traumës bën me dije se për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike, ushtarit Baramuça nuk i është thënë lajmi i hidhur për humbjen e jetës së 2 shokëve të tij, kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha me të cilët po kryente një fluturim stërvitor. Sipas familjarëve për momentin atij i kujtohet vetëm ndihma që i ka dhënë një peshkatar i zonës.

Një mjek i spitalit të Shkodrës konfirmoi dje se situata e Baramucës pas aksidentit ishte e stabilizuar dhe se ai ishte në gjendje të mirë. Nëse kjo është e vërtetë atëherë prokuroria mund të kishte nisur pyetjen e tij për të hetuar shkaqet e ngjarjes.

Prokuroria eshte terhequr nga hetimi duke ia lene ate prokurorise ushtarake.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY