Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Bujar Nishani takim kokë më kokë me homologun Hashim Thaçi

08/04/2016
FOTO GALERI/ Bujar Nishani takim kokë më kokë me homologun Hashim Thaçi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Image GalleryPresidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë sot në ceremonitë zyrtare të inaugurimit të Presidentit të ri të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, që u organizuan në Prishtinë, krahas shumë krerësh të tjerë shtetesh dhe qeverish.
Pas ceremonive dhe urimeve të rastit Presidenti i Republikës zhvilloi edhe një takim të veçantë me Presidentin e ri Thaçi, të cilin e përgëzoi edhe njëherë për fillimin e detyrës dhe i uroi suksese për përmbushjen e angazhimeve presidenciale.
Presidenti Nishani shprehu bindjen se gjatë mandatit presidencial të zotit Thaçi arritjet e deritanishme të Kosovës si në plan të brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, do të përmirësohen edhe më shumë.
“Kosova dhe shoqëria e saj, por edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, kanë nevojë për më shumë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, u shpreh Kreu i Shtetit shqiptar.
Presidenti Nishani bisedoi me Presidentin e Kosovës edhe për mundësitë e forcimit të gjithanshëm të bashkëpunimit në dobi të dy shteteve dhe qytetarëve të tyre, si dhe të kombit shqiptar. Duke vlerësuar partneritetin strategjik mes dy shteteve, Presidenti Nishani i shprehu mbështetjen e fuqishme të institucioneve të Republikës së Shqipërisë për anëtarësimin e mëtejshëm të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe ato rajonale.
Të dy Presidentët shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë dhe nxitur më tej marrëdhëniet mes dy shteteve si dhe për t’u koordinuar në funksion të konsolidimit të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore.
“Kosova e pavarur dhe progresi i saj janë vlerë e shtuar dhe shumë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në rajonin e Evropës Juglindore dhe në nivel global”, u shpreh Presidenti Nishani.
Në fund të takimit Presidenti Nishani e ftoi Presidentin e ri të Kosovës për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë sa më të përshtatshme, pas fillimit të mandatit presidencial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Deputetët e PD-së në PE: Eurodeputetët mbështetën amendamentet tona, PS vendosi veton

Deputetët e PD-së në PE: Eurodeputetët mbështetën amendamentet tona, PS vendosi veton

09/07/2026
SHKODËR/ Krim më familje, vrau me armë zjarri bashkëshorten

SHKODËR/ Krim më familje, vrau me armë zjarri bashkëshorten

09/07/2026
Ndalimi i deputetëve të VLEN në kufi, Berisha akuzon Ramën për urdhër politik

Ndalimi i deputetëve të VLEN në kufi, Berisha akuzon Ramën për urdhër politik

09/07/2026
Komiteti Parlamentar Shqipëri-BE dështon të miratojë rezolutën e përbashkët

Komiteti Parlamentar Shqipëri-BE dështon të miratojë rezolutën e përbashkët

09/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Deputetët e PD-së në PE: Eurodeputetët mbështetën amendamentet tona, PS vendosi veton

Deputetët e PD-së në PE: Eurodeputetët mbështetën amendamentet tona, PS vendosi veton

09/07/2026
SHKODËR/ Krim më familje, vrau me armë zjarri bashkëshorten

SHKODËR/ Krim më familje, vrau me armë zjarri bashkëshorten

09/07/2026
Ndalimi i deputetëve të VLEN në kufi, Berisha akuzon Ramën për urdhër politik

Ndalimi i deputetëve të VLEN në kufi, Berisha akuzon Ramën për urdhër politik

09/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.