Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Paratë që Rama u merr fermerëve, ua jep kriminelëve

08/04/2016
Paratë që Rama u merr fermerëve, ua jep kriminelëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fermerët e qarkut të Beratit vuajnë mungesën e vëmendjes së qeverisë ndonëse po kalojnë një periudhë nga më të vështirat.
Shqetësimin e tyre ata ia kanë bërë prezentë sot, sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji.
Sipas tyre, mungesa e infrastrukturës për bujqësinë, përmbytjet dhe mungesa e dëmshpërblimeve, mungesa e tregut etj, kanë bërë që shumë prej fermerëve të jenë në prag të falimentit. Ne fshatin Goriçan, fermerët kërkuan nga Partia Demokratike që të ngrejë shqetësimin e tyre.
“Na kanë premtuar se do u sjellim ujin e pijshëm dhe vaditje. Por deri më sot nuk kemi parë asgjë”, tha një fermer.
“Kemi dy vite që jemi mbytur katër herë. Malli nuk po na shitet dhe para dy vitesh kur ishte Berisha kemi eksportuar në 10 vende. Sot trangulli është 200 lekë kur vjet në këtë kohë ishte 700 lekë. Malli na bllokohet në doganë”, u shpreh një tjetër fermer.
Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji u shpreh se Partia Demokratike do të ngrejë hallin e tyre në çdo forum. Ai akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për braktisjen e fermerëve për të favorizuar një grup të vogël oligarkësh.
“Ju e ndjeni në fshatin dhe komunën tuaj braktisjen totale që i ka bërë qeveria të gjithë zonave në Shqipëri. Kështu siç jeni ju është e gjithë Shqipëria dhe kam qenë në dy javët e fundit pothuaj në gjithë territorin e Shqipërisë. Problematikë është që qeveria nuk vjen siç vimë ne sot. Ne sot nuk vijmë për tu premtuar por vijmë për tu dëgjuar, për ta ngritur shqetësimin tuaj, për ti dhënë zë këtij shqetësimi, për ta çuar atë në institucione, për ta çuar atë në parlament, në media, që të vijnë që tu japim dëmshpërblimin për përmbytjet, që të vijnë e të mos kenë sjellje kriminale, që tregtari fiton më shumë se sa ju që punoni për ditë. Një shtet e ka Rama për të bërë paratë e veta për të bërë 200 milionë euro e vila në Surrel, një shtet e ka Meta, një shtet e kanë banditët që vijnë rreth e rrotull. Atyre u japin edhe tendera se ndryshe ku do i nxjerrin lekët ata që u japin bandave dhe krimit?! Do i marrin nga ju dhe djersa juaj. Sepse krimi nuk punon. Kriminelët duan drogë, duan armë, duan qef por nuk duan të punojnë. E kanë gjetur të thjeshtë me Ramën se ua jep paratë që u merr ju”, tha Salianji.
Edhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lefter Maliqi u shpreh se demokratët po u qëndrojnë afër fermerëve të kësaj zone që po vuan braktisjen e qeverisë.
ervin salianji, berat1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

02/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.