Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim Përgjegjësin e Zyrës së Strehimit në bashkinë e qytetit, Vasillaq Thimo, të akuzuar për “korrupsion pasiv…, si edhe shtetasen Diana Kuqidhis, të akuzuar për “korrupsion aktiv…”.
Zyrtari i bashkisë Korçë akuzohet se i ka marrë shumën 200 mijë lekë shtetases Kuqidhis, me qëllim që t’i siguronte asaj të drejtën e strehimit. E pandehura tjetër ia ka dhënë këto para dhe, pasi ka pritur për një kohë të gjatë dhe nuk ka marrë të drejtën e strehimit, i ka kërkuar të pandehurit Thimo që t’i kthente shumën e parave të dhëna paraprakisht. Ky i fundit, i gjendur nën presion nga persona të afërt të të pandehurës Kuqidhis, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj saj, me pretendimin se po i ushtronte presion për t’i marrë në mënyrë të padrejtë para. Por, nga hetimi i Prokurorisë së Korçës rezultoi se Përgjegjësi i Strehimit në Bashki i kishte marrë të pandehurës shumën e parave dhe kallëzimin për “gjobvënie” ndaj tij, ai e kishte bërë fiktiv.
Hetimi ndaj të pandehurit Thimo u zhvillua fillimisht nën masën e sigurisë “arrest me burg”, vendosur nga Gjykata e Rrethit Korçë. Ky vendim u ndryshua më pas nga Gjykata e Apelit Korçë, e cila vendosi ndaj tij masën “detyrim për paraqitje”.
Për më shuam mund të lexoni edhe …
DOSJA/ Korçë, arrestohet shefi strehimit, mori 1200 euro ryshfet dhe nuk i dha shtëpi
/web/DOSJA_Korce_arrestohet_shefi_strehimit_mori_1200_euro_ryshfet_dhe_nuk_i_dha_shtepi_13138_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/