Kompania që është shpallur fituese e projektimit të sheshit “Skënderbej”, është e njëjta kompani që ka projektuar edhe sarajet 58 metroshe të Surrelit.
Denoncimi vjen nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas Berishës, kompania që fiton projektin nga Edvin Rama si thjeshtër, ka në bordero edhe vajzën e gruas së Edvin Ramës.
Gjithashtu ish-kryeministri drejton edhe ndërtimin e 4 kullave në qendër të Tiranës, fakt që sipas tij po fshihet.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Thjeshtri Rama dhe aferat e tij të mëdha, tronditëse e korruptive me sheshin “Skënderbej”
Te dashur miq, kompania qe Edi Rama shpalli si fituese te projektimit te sheshit Skenderbej eshte e njejta kompani qe ka projektuar edhe sarajet 58 metroshe te Surrelit.
– Kompania qe fiton projektin nga Edvin Rama si thjeshter, ka ne bordero edhe vajzen e gruas se Edvin Rames sic paraqet vete faqja ne internet e kompanise se huaj. Pra, parate qe thjeshtri Rama nxjerr ne mengjes nga buxheti i shtetit i perfundojne ne darke ose kesh ne shtepi ose ne kontot e tij ne offshore.
– Nga 3 milione kompani arkitekture qe ka bota, Edvin Rama ka marredhenie te ngushta vec me 3 njerez/kompani dhe ata i leviz njehere njerin si anetar jurie dhe tjetrin si fitues konkursi dhe heren tjeter nderrohen rolet per te njejtin pazar. Kjo perben objekt hetimi penal ne Belgjike, por krenaristet e Tiranes qe ndajne parate e rryshfeteve me Edvinin nuk konsiderojne problem gjasme-konkurset e Edvinit.
– Projekti i sheshit “Skenderbej” , te cilin duan t’a shesin per kembesoret, ne fakt parashikon 4 kulla per klientet e Edvinit si ne foton bashkengjitur qe ka publikuar vete kompania e huaj ne fjale. Vecanerisht kulla mes hotel Tiranes dhe Muzeut Kombetar nderpret koridoret vizuale te projektuara qysh ne shekullin e kaluar per Tiranen, por edhe koridoret ekologjike dhe te ajrosjes se qytetit.
– 4 kullat qe jane ne ëbsite te kompanise se huaj dhe qe tregojne qarte korrupsionin qe po kryen Edvini i fshihen publikut te kryeqytetit. Ju bej thirrje qytetareve te Tiranes te mos pranojne rrenimin e sheshit “Skenderbej” per te mbushur xhepat dhe kontot e Edvin Kristaq Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/