KALENDARI/ Muaji prill përcakton “fatin” e “Pronave” dhe të Koço Kokëdhimës nga...

KALENDARI/ Muaji prill përcakton “fatin” e “Pronave” dhe të Koço Kokëdhimës nga Gjykata Kushtetuese

68
0
Shares

Muaji prill, do të ketë ballafaqime të rëndësishme në Gjykatën Kushtetuese.  Në dy data të njëpasnjëshme, 20 dhe 21 të këtij muaji, pritet që kjo gjykatë të “marrë në dorë fatin” e “pronave” dhe të mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima.
Në datën 20 prill, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Avokatit të Popullit, Partisë Republikane Shqiptare, Shoqatës së Pronarëve Legjitimë “Shqiptarët”, Shoqatës “Krahina Jonë”, Shoqatës “Bregdeti”, të cilët “do të përballen” me Kuvendin e Shqipërisë, Këshillin e Ministrave dhe Agjencinë e Kthimit e Kompensimi të Pronave.
Sipas kërkesës, objekt i gjykimit do të jetë, shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, si edhe pezullimi i zbatimit të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
Një ditë më pas, në 31 prill, Gjykata Kushtetuese, do të nisë shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit të Shqipërisë, në “përballjen” me Koço Kokëdhimën. Objekt i këtij gjykimi është konstatimi i papajtueshmërisë me mandatin e deputetit të deputetit socialist Koço Kokëdhima.  
sg

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY