Gjykata e rrethit Gjyqësor e Tiranës ka shpallur sot të pafajshëm dy ish-drejtuesit e Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe Artan Hoxhën, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre. Ndërkohë që me shërbim prove për dy vite është dënuar vetëm Shqipe Jasimi, ish-financierja e Gardës.
Tre ish-drejtues të Gardës së Republikës u hetuan për akuzën e shpërdorimit të detyrës e falsifikim dokumentash pasi duke paguar Shqipe Jasimin pa qenë e pranishme në punë i kishin shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën e 616.000 lekë.
Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar një vit burg për Ndrea Prendin, ish-komandantin e Gardës dhe pasardhësin e tij të komanduar, Artan Hoxha. Gjithashtu, një vit burg është kërkuar dhe për ish-drejtoreshën e burimeve njerëzore të Gardës, Shqipe Jasimi.
Me këtë vendim, ish-kreu i gardës Prendi, ka fituar një tjetër pafajësi nga gjykatat shqiptare pas procesit gjyqësor të 21 janarit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/