Eurocopter pezullon fluturimet e helikopterëve EC 145

Eurocopter pezullon fluturimet e helikopterëve EC 145

65
0
Shares

Kompania prodhuese e helikopterit EC 145, që u rrëzua në liqenin e Shkodrës, ka kërkuar pezullimin e të gjitha fluturimeve me këtë lloj mjeti.
Eurocopter u ka dërguar një shkresë zyrtare të gjithë klientëve të saj, të cilëve u kërkon që ky lloj helikopteri të mos ngrihet në fluturim derisa të dalin shkaqet zyrtare të rrëzimit të helikopterit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Një shkresë e tillë ka mbërritur dhe në Ministrinë tonë të Mbrojtjes. Aktualisht, Forcat e Armatosura kanë në përdorim dhe një tjetër helikopter EC 145.
Por deri, në sqarimin e asaj që ndodhi 6 ditë më parë, kompania kërkon që ky helikopter të mos ngrihet në fluturim.
Kërkesa është një masë sigurie, pasi nuk përjashtohet mundësia që aksidenti të këtë ndodhur si pasojë e një defekti teknik.
Eurocopter ka pezulluar gjithashtu edhe prodhimin e këtij lloji helikopteri.
Hetimet për shkaqet e rrëzimit të EC 145 në Liqenin e Shkodrës vijojnë nga Prokuroria e Shkodrës dhe ajo e Tiranës, të cilës i janë deleguar disa veprime hetimore.
Dy oficerë të Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Tiranës janë paraqitur paradite përsëri në Regjimentin e Farkës, nga ku u nis mjeti fluturues ditën e ngjarjes. Ata sekuestruan edhe disa dokumente të tjera, që kanë të bëjnë me intinerarin e helikopterin. Prokuroria e Shkodrës ka marrë edhe një mostër të karburantit që përdorte helikopteri. Ndërsa kamera e bordit është konfirmuar se do të dërgohet në Gjermani për t’u çkoduar, për shkak të specifikës së saj. Një prokuror shqiptar, i cili është pjesë e grupit që po heton aksidentin, do të asistojë në këtë proces në Gjermani. Informacioni i nxjerrë prej saj, pritet të japë të dhëna të vlefshme për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, që u mori jetën pilotëve Donald Hoxha dhe Floran Delia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY