Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shtëpia e Bardhë “përgënjeshtron” dhe “korrigjon” Edi Ramën

15/04/2016
Shtëpia e Bardhë “përgënjeshtron” dhe “korrigjon” Edi Ramën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shtëpia e Bardhë ka reaguar zyrtarisht sot, për takimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama, me Presidentin amerikan Barack Obama dhe zëvendësin e tij, Joe Biden.
Nga deklarata e Shtëpisë së Bardhë, shihet se në të paktë tre raste ka “përgënjeshtruar” deklaratën zyrtare të Kryeministrisë shqiptare.
Ndërsa deklarata e Kryeministrisë “flet” për “pritje” të kyeministrit Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë, nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama  dhe Zëvendëspresidenti Joe Biden”, Shtëpia e Bardhë në deklaratën e saj “korrigjon” dhe saktëson se Edi Rama “priti” presidentin Barack Obama…
“Presidenti Obama iu bashkua sot një takimi midis Zëvendës Presidentit Biden dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama”, thuhet zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë.


dwh
Deklarata zyrtare e Shtëpisë së Bardhë

“Përgënjeshtrimi” i radhës nga Shtëpia e Bardhë, kishte të bënte me “rolin” që sipas Kryeministrisë shqiptare ka “nën lidershipit (Edi Rama), Shqipëria (e cila) është tani një pikë referimi në Ballkan dhe një nga aktorët më të përgjegjshëm në rajon. Ne vlerësojmë rolin tuaj dhe ju mbështesim plotësisht”.
Në deklaratën e saj, Shtëpia e Bardhë “zëvendëson” togfjalëshin “lidershipi juaj (Edi Rama)” me “rolin kritik të Shqipërisë” në rajon “apo edhe për “udhëheqësinë” e saj (Shqipërisë, jo Edi Ramës) në tolerancën fetare e rolin në koalicionin kundër terrorizmit.
“Presidenti dhe Zëvendës Presidenti shprehën vlerësimin e tyre për rolin kritik të Shqipërisë në çuarjen përpara të sigurisë rajonale dhe rishprehën rëndësinë që ka mbajtja hapur e derës së integrimit euro-atlantik për stabilitetin në Ballkan. Presidenti dhe Zëvendës Presidenti përgëzuan Shqipërinë për udhëheqësinë e saj në promovimin e tolerancës fetare, për kontributet e rëndësishme të Shqipërisë për koalicionin ndërkombëtar kundër ISIL, dhe për hapat domethënës që Shqipëria ka ndërmarrë për t’iu kundërvënë terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Presidenti, Zëvendës Presidenti dhe Kryeministri po ashtu ranë dakord mbi rëndësinë që ka vazhdimi i reformave për të çuar përpara integrimin europian të Shqipërisë”, citohet deklarata e Shtëpisë së Bardhë.


dkm_copy_1
Deklarata Zyrtare e Kryeministrisë shqiptare

Në mënyrë “indirekte”, deklarata e Shtëpisë së Bardhë, “korrigjon” për herë të tretë dhe bën të ditur se në takim, ka qenë prezenti edhe zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden.
Gjashtë fjali përmban gjithsej kjo deklaratë dhe të gjashta fjalitë fillojnë me togfjalëshin “Presidenti dhe Zëvendëspresidenti”…
Ndërsa Kryeministria në deklaratën e saj, ishte “kujdesur” që të servirte një bisedë vetëm Obama – Rama…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

02/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.