Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, nëprmjet një deklarate të përbashkët, kanë përshëndetur sot rifillimin e dialogut politik për reformën në drejtësi.
Sipas kësaj deklarate, të gjitha partitë politike, kanë rol dhe përgjegjësi në këtë proces për të arritur një marrëveshje
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacioni i Bashkimit Europian mirëpresin rifillimin e dialogut në komisionin parlamentar për reformën në drejtësi. U bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të dëgjojnë 91% të shqiptarëve që e mbështesin këtë reformë të rëndësishme, duke e çuar atë drejt përfundimit me sukses pa vonesa apo pengesa. Të gjitha partitë politike kanë një rol në këtë proces dhe kanë përgjegjësinë madhore për të arritur një marrëveshje”, thuhet në deklaratën e përbashkët Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacioni i Bashkimit Europian.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/