Ka shkuar në tre numri i të arrestuarve për gjobëvënie, shantazh dhe përvetësim prone. Pas arrestimeve mbrëmjen e kaluar të Emiliano Shullazit dhe Gilmano Danit, në pranga ka rënë edhe Blerim Shullazi.
Ndërkohë që pritet që të arrestuarit ët merren në pyetje nga prokuroria, akuzat që do tu komunikohen atyre do të jenë, “shkatërrim prone me eksploziv”, “shtrëngim për dhënie pasurie”.
Mësohet se aktiviteti për të cilin akuzohen tre të arrestuarit, është zhvilluar në kohë të ndryshme dhe në bashkëpunim me persona të tjerë.
Arrestimi i këtyre personave erdhi pas kërcënimit të kandidatit për rektor Mynyr Koni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/