Basha: Pasi e bëri dekan të krimit, Rama kërkoi ta emëronte Shullazin...

Basha: Pasi e bëri dekan të krimit, Rama kërkoi ta emëronte Shullazin edhe rektor Universiteti

64
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka ironizuar sot nëpërmjet një deklarate, atë që sipas tij, Rama, pasi e bëri dekan të krimit, kërkoi ta emëronte Shullazin edhe rektor të Universitetit të Tiranës.
Sipas Bashës, shmangia e konkurrencës është modeli i kryeministrit për zgjedhjet.
Kreu i PD-së, garanton se kjo parti, bashkë me qytetaret, me profesorët, me studentët, bashkëpartnerët ndërkombëtare do ta sigurojnë votën në Shqipëri. Vota e lire është fundi i oligarkisë se lidhur me krimin, fundi i krizës Rama për Shqipërinë.
“Pasi i dha gjithë mbështetjen qeveritare në aferat e pisëta të trafikut e gjobvënies, pasi i hapi doganat dhe i dha poste kyçe në polici, dhe çelësat e kafazit te Tahirit, Edi Rama kërkon ta caktoje Emiliano Shullazin edhe shef të botës akademike.
Sepse ky është modeli, ky është koncepti i Edi Ramës për zgjedhjet. Ai nuk i njeh ato si garë, si konkurrence, por vetëm si instrument për të kapur e mbajtur pushtetin. Ndaj sa herë ka zgjedhje, ai nxjerr në skenë një person që e ka komisioner, numërues, vëzhgues, KQZ, që është Shullazi. Me Emiliano Shullazin e sojin e tij u fut në zgjedhjet e 2013. Po ashtu në zgjedhjet e 2015. Referendumin në partinë e tij e bëri me Shullazët. Tani dhe zgjedhjet ne Universitet. I erren sytë nga vota, se vota është e kundërta e tij. Nuk duron dot zgjedhje, alternative, platforma. Thirrja që i bëri Shullazit për të kapur Universitetin është ndoshta më e renda deri sot. Por nuk do t’ia dalë. Vota është zullumi që ju zë fytin tërë oligarkëve kur njësoj si ky fusin duart thellë në zgjedhje. Nuk ka dyshim se arrestimi i partnerit kryesor të Edi Ramës ka ardhur nga presioni i partnerit tonë të vyer strategjik.
Partia Demokratike bashkë me qytetaret, me profesorët, me studentët, bashkëpartnerët ndërkombëtare do ta sigurojnë votën në Shqipëri. Vota e lire është fundi i oligarkisë se lidhur me krimin, fundi i krizës Rama për Shqipërinë”, thuhet në deklaratën e Lulzim Bashës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY