Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjykata e Krimeve të Rënda vendos: “Arrest në burg” për Emiljano Shullazin

20/04/2016
Gjykata e Krimeve të Rënda vendos: “Arrest në burg” për Emiljano Shullazin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura, e cila nisi rreth orës 08:30, trupi gjykues shqyrtoi kërkesën e akuzës dhe vendosi ta lërë të akuzuarin në burg, ndërkohë që vijojnë hetimet.
Po sot, pritet të njihen me masën e sigurisë edhe Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, të arrestuar e njohur si bashkëpunëtorë të Emiljano Shullazit.
Gjykata vendosi për këtë amsë sigrie, pas kërkesës së prokurorëve Gerta Ymeri dhe Eneid Nakuci.
Sipas Prokurorisë, mësohet se masa e sigurisë është kërkuar për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit Jani Zaka (Arjan Zika), me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë.
Në kërkesën e Prokurorisë mësohet se janë renditur katër çështje në hetim.
Sipas Prokurorisë, akuzat ndaj Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit, janë: “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Nga ana tjetër, avokati i Shullazit e ka cilësuar arrestimin e paligjshëm.
Alban Qafa, avokat i Shullazit, ka kërkuar pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit dhe lrimin e tij, pasi ndaj tij nuk ka kallëzim, por janë përdorur informacione të marra në rrugë operative.
Në përfundim të ballafaqimit të palëve, ku vetë Emiljao Shullazi nuk ka folur, veçse në pjesën e pyetjeve për gjeneralitetet, gjyqtari Idriz Mulkurti, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Emiljano Shullazin.

Për më shumë mund të lexoni edhe ….

VIDEO/ Emiljano Shullazi në Gjykatën e Krimeve të Rënda, fillon seanca për masën e sigurisë
/web/VIDEO_Emiljano_Shullazi_ne_Gjykaten_e_Krimeve_te_Renda_fillon_seanca_per_masen_e_sigurise_17557_1.php

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.