Hotel “Vollga”, kush janë zyrtarët dhe sa vjet burg rrezikojnë për tjetërsimin...

Hotel “Vollga”, kush janë zyrtarët dhe sa vjet burg rrezikojnë për tjetërsimin abuziv të pronës

117
0
Shares

Prej dy vjetësh, saktësisht që nga data 24. 04. 2016, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Durrës ka regjistruar procedimin penal nr. 715, për veprat penale të parashikuara nga nenet 186, 248 dhe 287 i Kodit Penal.
Regjistrimi i këtij procedimi, ka të bëjë me hetimin e akuzave për tjetërsimin e hotel “Vollga” në Durrës.
Dje, Prokuroria e Rrethit të Durrësit, nxori urdhrin e ekzekutimit, në zbatim të vendimit të Gjykatës së këtij Rrethi Gjyqësor, për sekuestron preventive të ish-hotel “Vollga”.
Ndërkohë, ndër tre nenet që i referohet prokuroria këtij procedimi penal, neni 248 i Kodit Penal, parashikon “shpërdorimin e detyrës” për “personin që ushtron funksione publike”, si edhe deri ën 7 vjet burg.
Në këtë kontekst, prokuroria po heton edhe si u regjistrua në emër të Emiljano Shullazit, 1/3 e hotel “Vollga”-s.
Nga burime hetimore, mësohet se kjo pronë është përfituar me kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” (respektivisht nenet 186, 248 dhe 287 të Kodit Penal).

Historia
Mësohet gjithashtu se hetimet kanë nisur në bazë të kallëzimit të bërë nga Zamir Hasa. Ai e ka trashëguar këtë pronë nga Alie Fortuzi, pinjollja e familjes Fortuzi, kompania e së cilës e ndërtoi hotelin në kohën e pushtimit të Italisë. Alie Fortuzit, kjo pronë i njihet në vitin 2003, me vendim të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Por ajo vendos t’ia dhurojë Zamir Hasës, pasi ai ishte i vetmi njeri që ishte kujdesur prej vitesh për të. Kur Zamir Hasa kërkoi të regjistronte pronën, ai zbuloi se ajo ishte regjistruar në emër të shtetasit arab, Mohamed Abdullah Bavazer.
Në këto rrethana Zamir Hasa iu drejtua gjykatës.
Në korrik të vitit 2013, pas 10 vjetësh, Gjykata e Lartë urdhëron pezullimin e regjistrimit të shënimit të emrit të shtetasit arab, në kartelën e pasurisë. Por Gjykata e Durrësit i njeh të drejtën e pronësisë arabit, i cili e regjistron në emër të kompanisë së tij “Saudi Brother’s Commercial Company”, që e administronte vetë.
Një vit më vonë, në Nëntor të 2014 -ës, ai ia shet një pjesë të pasurisë, për shumën prej 670 mijë eurosh, Fejzi dhe Marjeta Kodrës. Pas kësaj shtetasi saudit ia dhuron në shenjë mirënjohje pjesën e tij, Emiljano Shullazit.

Hetimet
Pas këtyre transaksioneve, prokuroria dyshon se Fejzi dhe Marjeta Kodra nuk kanë pasur mundësi financiare të paguanin 670 mijë euro. Sipas saj, të gjitha këto veprime kanë qenë të dyshimta.
Këto veprime të dyshuara antiligjore, thotë Prokuroria, shtrihen në zyrën e regjistrimit te pasurive, zyrat noteriale, por edhe në Gjykatën e Durrësit. Për Gjykatën, Prokuroria përmend faktin se ajo ka marrë vendim për t’ia njohur pronën arabit Bavazer, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me këtë objekt.
Burime nga organi i akuzës sqarojnë se prona ka kaluar në emër ët Emiljano Shullazit, nëpërmjet kanosjes dhe dhunës. Pjesë e kërcënimeve për këtë pronë janë bërë dhe drejtuesit dhe punonjësit e hipotekave, në Durrës dhe Tiranë, të cilët e kanë regjistruar pronën në kundërshtim me ligjin dhe procedurat.
Këta akuzohen në bazë të nenit 248 të Kodit Penal, i cili parashikon deri në 7 vjet burg.

 

KODI PENAL


Neni 248
Shpërdorimi i detyrës

(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004, neni 21; ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007, neni 21; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 48)

Kryerja ose moskryerja me dash je e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën  mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij  ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar
interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër
tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.
hipoteka, durres

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive, Durrës

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY