Jozefina Topalli: Protesta në çdo qytet, rrëzimi i qeverisë e vetmja zgjidhje

Jozefina Topalli: Protesta në çdo qytet, rrëzimi i qeverisë e vetmja zgjidhje

54
0
Shares

“Shqipëria është në udhëkryq të rrezikshëm! Ka vetëm një zgjidhje dhe kjo është rrëzimi i Qeverisë”.
Kështu ka deklaruar Jozefina Topalli në përfundim të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit ku u diskutua në lidhje me azilantët shqiptarë në Holandë. Topalli kërkoi që opozita të ngrihet në protesta në çdo qytet, gjë për të cilën tha se ka dakordësinë edhe të kryetarit Basha.
Numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë në Holandë detyroi Komisionin e Jashtëm të Parlamentit të thërrasë në seancë dëgjimore Ministrinë e Jashtme. Gjatë mbledhjes, Jozefina Topalli preferoi të dëgjonte, ndërkohë që shqetësimin e saj e për situatën e krijuar ish-kryetarja e Kuvendit e ndau me gazetarët që e presin jashtë.
Në kushtet kur – sipas Topallit – korrupsioni është rritur njësoj si dhe varfëria e qytetarëve, rrëzimi i Qeverisë mbetet e vetmja zgjidhje.
“Shqipëria nuk është një vend për tu braktisur. Shqipëria nuk është një vend për tu humbur. Ne nuk kemi tepër asnjë Shqiptar, por sigurisht arsyeja është tek qeveria, e cila është e kompromentuar me krimin dhe ku korrupsioni ka arritur nivelet më alarmante. Ashtu siç thuhet dhe në Raportin e fundit të Departamentit të Shtetit, ku korrupsioni ka kapur të gjitha degët e qeverisë. Ndërkohë që varfëria është 4-fishuar , ndërsa mjerimi, varfëria ekstreme është 3-fishuar. Me keq nuk ka qenë asnjëherë në këto 25 vitet e fundit. Një situatë e tillë, ne shifrat e papunësisë, mund të ketë qenë , vetëm në periudhën kur ndryshoi sistemi ,në vitin 1991-1992. Ndaj dhe ka vetëm një zgjidhje që opozita të dali në ballë dhe ti prijë qytetarëve për të dorëzuar këtë qeveri dhe për të krijuar një realitet tjetër”, u shpreh Topalli.
Duke e cilësuar situatën si alarmante, Jozefina Topalli mori si shembull lidhjet e krimit me sektorë të ndryshëm të shoqërisë, ndërsa saktësoi se kërkesa e saj protesta në çdo qytet ka gjetur edhe mbështetjen e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Pyetje: Znj. Topalli po kërkoni protesta dhe a ja keni kërkuar këtë gjë z. Basha në mbledhjen e grupit?

Ja kam kërkuar dhe do të vazhdoj t’ja kërkoj vazhdimisht. Unë nuk di se ka një moment më të vështirë për Shqipërinë se sa kjo që po jetojmë sot. Zhvillimet e fundit me kërcënimet që i janë bërë kandidatëve për Rektor ka qenë një tronditje dhe një ngritje e frikës dhe alarmit në ato nivele dhe situata që nuk janë imagjinuar kurrë gjatë këtyre 25 viteve. Çfarë do të presim. Në qoftë se krimi vendos dhe në universitete, ashtu siç krimi është ulur në parlament, apo vendosur në zyrat e policisë, apo në zyra të larta të tjera të shtetit, ky vend ka marrë fund.
Dhe rrokullisja e asaj është e pashmangshme. Për të shpëtuar nga kjo rrokullisje, për të mos shkuar në zgrip të greminës, ku në fakt po vrapojmë duhet një zgjidhje e menjëhershme. Rruga është kombinimi i protestave. Kombinimi i protestave në çdo qytet me betejën parlamentare për çështje kaq madhore.
Çështja e krimit dhe lidhja e krimit me politikën, median, biznesin është alarm më i madh. Realitet i cili nuk ekziston në asnjë vend të Evropës.

Pyetje: Çfarë përgjigje keni marrë kur i keni kërkuar z. Basha protesta. Ka kohë që Partia Demokratike në fakt nuk ka dalë në protesta znj. Topalli?

Me ka thënë që kam të drejtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY