YLLI DYLGJERI/ Signor Hodo, signor Hodo!

YLLI DYLGJERI/ Signor Hodo, signor Hodo!

58
0
Shares

Alternativa shqiptare ne vite.

Dy kane qene alternativat e shqiptareve ne vite:

O shullohen e presnin…”aleatet”,

O behen Shullaz burgjeve.

Histori ka pa fund te ketij lloji. Por si ajo me grupin lab, që u nis për në perëndim e perfundoi ne qelite

e sigurimit të shtetit jane të rralla.

Ngjarja zhvillohet pas viteve 60. Nje grup te rinjsh nga fshatrat e Vlores, te lodhur nga sistemi, e te “helmuar” nga propaganda e kohes, moren te keqen ne sy. U nisen per ne perendim. Drejtimi ishte drejt detit Jon. Pasi ecen malit, diku aty ne brigjet e Karaburunit zune nje shpelle e prisnin anijet aleate per ti marre drejt eldorados se premtuar. U shulluan ne diell me dite. Priten nje dite, dy, tre. Ushqimet po mbaronin. Ne horizont nuk shihej asnje varke. Nderkohe lajmi per arratisjen e djemve kish shkuar ne Degen e Puneve te Brendeshme ne Vlore. Djemte syshqiponje te sigurimit kishin rene ne gjurme te tradhetareve. Me tu dhene alarmi, u pergatit kombinacioni. U bë gati një varkë me mbishkrime italiane ne trup, e ju ofruan brigjeve të Karaburunit në qetësi. Me tu ofruar, nga bordi u lëshua një zë me megafon, në gjuhën italiane :

Signor Hodoooo!

Signor Hodooooo!

Grupit te djemve ju ndriten syte.

Çohuni- u thotë Hodua. U thashë nuk do na linin këtu. Erdhën aleatet. Erdhen djemte e nënave!

Të gëzuar hipin njeri pas tjetrit në “varkën italiane”.

Udhëtimi nisi gëzueshem drejt perëndimit. Pas nje ore mbriten ne Degën e Punëve të Brendëshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY