Një plagosje me thikë ka ndodhur dje në Tiranë, ndërsa viktima është jashtë rrezikut për jetën dhe autorët e dyshuar janë prangosur nga policia.
Burimet zyrtare të policisë vendore, bënë të ditur se nga specialistët e Komisariatit të Policisë nr. 5 Tiranë, u bë i mundur arrestimi i dy personave, Geraldo Meta, 19 vjeç, banues në Tiranë dhe K. Z., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”
Ndalimi i këtyre personave është bërë pasi më datë 20. 04. 2016, rreth orës 15:00, në Babrru, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. Z., së bashku me shtetasin Geraldo Meta, ka goditur me thikë, shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. A. M., është dërguar menjëherë në Spital për mjekim të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduriale i’u dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga Nenet 89 dhe 279 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve, K. Z. dhe Geraldo Meta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/