ZBULOHEN DETAJE/Sekuestrohen pamjet filmike, eskorta e Shullazit goditi Mynyr Konin, profesori iku...

ZBULOHEN DETAJE/Sekuestrohen pamjet filmike, eskorta e Shullazit goditi Mynyr Konin, profesori iku me vajzen ne Itali

111
0
Shares

Administrohen pamjet e kamerave të sigurisë për gjatë një jave në rrugët e kryeqytetit për të parë lëvizjet e eskortës së të dyshuarit Emiljano Shullazi dhe “bandës” së tij.
Burimet i thanë ABC News se prokurorët kanë administruar pamje të kamerave të sigurisë të rrugëve, bizneseve dhe ambienteve të ndryshme në Tiranë, gjatë një jave, që nga data 11 prill deri në mbrëmjen e 17 prillit. Kjo për të parë lëvizjet e eskortës së Emiljano Shullazit dhe të dyshuarve si pjesëtarë të bandës së tij. Në mesin e këtyre kamerave, janë administruar edhe ata të një hoteli të njohur në vend, ku është pikasur moment i kërcënimit ndaj profesorit Dhori Kule.
Në këto pamje, që po ekzaminohen nga policia shkencore e Ministrisë së Brendshme, thonë burimet, duke qartë lëvizja me shpejtësi e tre makinave që ndalen pranë profesor Kules në hyrjen e hotelit. Në pamje, duket qartë se profesori Kule ishte me tre persona te tjerë, kur i janë afruar makinat dhe personat ende të paidentifikuar që dalin prej makinave duke i kërkuar profesorit të afrohet pranë dritares së njërës prej makinave, ku flet me një person që dyshohet se ka qenë Emiljano Shullazi.
Për identifikimin e fytyrës së personave që ndodheshin në eskortën prej tre makinash, prokuroria po pret përfundimin e akt-ekspertimit të policisë shkencore që po punon për zbardhjen dhe identifikimin e tyre.
Në deklarimet që profesor Kule ka dhënë para hetuesve, ka treguar me detaje të gjithë veprimet e kërcënuesve dhe bisedave që ai ka bërë me personat e tjerë për këtë kërcënim. Gjithashtu, ai ka treguar edhe për bisedën me kryeministrin Edi Rama dhe takimin një orësh me ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, Drejtorin e Përgjithshëm të policisë së shtetit Haki Çako dhe drejtorin e policisë së kryeqytetit Ervin Hodaj, disa orë para shoqërimit të Emiljano Shullazit.
Nga ana tjetër prokuroria ka administruar në dosje edhe pamjet filmike të rrugës “Fortuzi” në kryeqytet dhe pranë tunelit, ku profesor Koni është kanosur dhe dhunuar nga tre persona. Burimet thonë se përveç kërcënimit, profesor Koni edhe është dhunuar fizikisht, duke i kërkuar të tërhiqet nga gara. Si pasoj e këtij kërcënimi, burimet thonë se profesor Koni ka udhëtuar brenda ditës drejt Italisë, ku ka marr vajzën dhe është kthyer në Shqipëri për arsye sigurie. Ai ka komunikuar vetëm me profesorin Dhori Kule, i cili i kishte premtuar se do të ngrite këtë shqetësim, që më pas u denoncua publikisht nga ish-kryeministri Sali Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY