DOSJA SHULLAZI/ Prokuroria bën gati fletë-thirrjet, ja kush do të merret në...

DOSJA SHULLAZI/ Prokuroria bën gati fletë-thirrjet, ja kush do të merret në pyetje

74
0
Shares

Prokuroria për Krime të Rënda bën gati flet-thirrjet për shumë biznesmenë, zyrtarë të lartë e të ndryshëm të administratës shtetërore, noter, gjyqtar e profesor të universiteteve, që do të pyetën për dosjen e Emiljano Shullazit.
ABC News ka mësuar se prokurorët Elizabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi, kanë bërë gati listën e personave që do të thirren me cilësinë e të dëmtuarve apo personave që kanë dijeni për çështjen, ku përfshihet emri i Shullazit dhe “banda” e tij.
Burimet thonë se në mesin e emrave që do të thirren, janë biznesmenët të ndryshëm dhe të njohur në Shqipëri, disa prej të cilëve janë “gjobitur” nga Shullazi dhe pjesa tjetër janë personat që kanë ndërmjetësuar apo ndihmuar biznesmenët për shuma të caktuara parash.
Në mesin e këtyre personave me rolin e ndërmjetësve mes Shullazit dhe biznesmenëve të ndryshëm për të ulur gjobat e vendosura, janë përfshirë edhe prokuror, gjyqtar apo edhe zyrtar të lartë të administratës shtetërore.
Burimet thonë se përveç këtyre, grupi hetimor thotë se do të marr në pyetje zyrtar të lartë të Hipotekës në Tiranë dhe Durrës si dhe punonjës të tjerë të cilët kanë kryer veprime konkrete për pronën e ish-hotel Vollgës apo pronave të tjera në kryeqytet.
Në pyetje, burimet thonë se do të merren edhe drejtor të ndryshëm të institucioneve dhe persona që rezultojnë se kanë komunikuar me Shullazin apo bashkëpunëtorët e tyre.
Kësaj liste dhe hetimit të prokurorisë, nuk do i shpëtojw edhe kandidatja për rektore, Klodeta Dibra, në emër të cilës dyshohet se “banda” e Emiljano Shullazit ka kërcënuar profesorët Mynir Koni dhe Dhori Kule. Kjo për shkak se burimet thonë se Dibra, përveç se i kishte në lagje të fortët e rrugës së “Kavajës” dyshohet se ka komunikuar me ato pas përplasjes me profesor Konin në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Për llogari të kësaj dosje, prokuroria thotë se do të pyetën edhe disa noter në Tiranë dhe Durrës që kanë përpiluar disa kontrata, që dyshohet se janë të falsifikuara.
Po ashtu, pyetjes do t’i nënështrohen edhe gjyqtar të Gjykatës së Durrësit dhe Tiranës, të cilët janë shprehur në favor të Shullazit dhe bandës së tij, me vendime që bien ndesh me ato të Gjykatës Lartë dhe Kushtetuese. Këto vendime, dyshohet se janë dhënën nga frika e presionit dhe kërcënimeve të vazhdueshme duke regjistruar edhe prona të caktuara, si ish-hotel Vollgën në Durrës apo prona në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY