Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Papa Françesku do të shpallë “Të Lumë”, 38 martirët klerikë shqiptarë të kohës së komunizmit

21/04/2016
VIDEO/ Papa Françesku do të shpallë “Të Lumë”, 38 martirët klerikë shqiptarë të kohës së komunizmit
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Shumë shpejt 38 martirët klerikë shqiptarë të vrarë gjatë diktaturës komuniste do të shpallen ‘Të Lumë’”.
Kështu ka deklaruar Sekretari i Këshillit të Kardinalëve, në Vatikan, Peshkopi Marcello Semeraro, gjatë prezantimit të librit dedikuar jetës së meshtarit shqiptar Don Ernest Simoni, me autor gazetarin vatikanist Mimmo Muolo .
“Persekutimi antikristian në Shqipëri , u shpreh ai ka qënë një nga ngjarjet më tragjke të shekullit të kaluar. Mjaft dokumenta historike vërtetojnë se vdekja e këtyre martirëve u shkaktua nga urrejtja e regjimit komunist ndaj besimit fetar.
Sipas kardinalit Marcello Semeraro, “gjatë procesit ndaj 38 martirëve shqiptarë, i marrë në shqyrtim nga Kongregacioni i çështjeve të Shënjtërive në Vatikan, shumë dëshmitarë okularë dëshmojnë atë që as regjimi komunist e as koha nuk mundi ta fshehe; forcën e shpirtit të këtyre martirëve përballë vrasësve të tyre që kërkonin jo vetëm të zhduknin fenë por dhe shpresën në zemrat e njerëzve”.
20 nga 38 martirët klerikë shqiptarë u pushkatuan 18 të tjerë gjetën vdekjen nga torturat e persekutimet në burgjet komuniste.
Don Ernest Simoni (Troshani) është një nga klerikët e mbijetuar nga burgimi e  persekutimi komunist në Shqipëri, Gjatë vizitës në shtator të 2014 të Atit të Shenjtë në Shqipëri, e pas dëshmisë së murgeshës Maria Kaleta e don Ernest Simoni, Papa Francesku përkufizoj Shqipërinë si Populli i martirëve.
Don Ernest Simoni është takuar në Vatikan me Atin e Shenjtë Papa Francesku.
Meshtari shqiptar gjendet në Romë me rastin e prezantimit të librit kushtuar jetës së tij e me titull “Don Ernest Simoni. Nga persekutimi në takimin me Françeskun”, me autor Mimmo Muolo, gazetar i së përditshmes kishtare italiane “Avvenire”.
“Persekutimi im , shprehet  don Ernesti për gazetën e Vatikanit, nisi natën e Krishtlindjes së 1963, kur, vetëm për shkakun se isha prift, u arrestova dhe u hodha në qelinë e izolimit, u torturova dhe u dënova me vdekje”.
Dënimi  me vdekje u shndërrua në 25 vjet me punë të detyruar, në miniera e në gjirizet e Shkodrës.
“Në burg – kujton don Ernesti – e kam kremtuar meshën në latinisht, përmendësh, e kam dhënë edhe kungimin”.
Më 5 shtator 1990, më në fund don Ernesti u la i lirë e filloi të kremtonte haptas meshë, shërbim, që nuk e kishte ndërprerë kurrë, siç thotë vetë, “por vetëm përjetuar në një kontekst të veçantë”.
E akti i tij i parë qe konfirmimi i faljes për torturuesit e vet: “Për ta , thotë ai, i kërkoj gjithmonë mëshirë Atit Qiellor”. /oranews.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.