DETAJET/ Prokuroria shpjegon arrestimet te Tatimet

DETAJET/ Prokuroria shpjegon arrestimet te Tatimet

72
0
Shares

Prokuroria e Tiranës dhe Hetimi Tatimor kanë zbuluar një skemë mashtruese në fushën e karburanteve në vlerën mbi 1 milion dollarë, për të cilën janë nxjerrë urdhëra ndalimi për administratorin e kompanisë “Martini Petrol”, si edhe për punonjës të administratës së tatimeve. Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Tiranës janë zbatuar mbrëmjen e së Enjtes nga ana e forcave të Policisë së Tiranës.

Në bazë të hetimit të përbashkët të Njësisë Task-Force të Prokurorisë dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, ka rezultuar se subjekti tregtar “Martini Petrol” ka ushtruar për rreth 4 vjet aktivitet në Tiranë, në mënyrë të paliçensuar.

Nga përllogaritja që ka bërë Drejtoria e Tatimeve, subjekti tregtar, i cili ka pasur një pikë të paliçensuar karburanti në Tiranë, është shmangur nga detyrimet fiskale, si edhe nuk ka paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve për periudhën 2010-2014.

Shmangia nga detyrimet e subjektit tregtar është realizuar edhe me ndihmën e inspektorëve të Tatimeve, të cilët kishin për detyrë të kontrollonin zonën ku ushtronte aktivitetin e paligjshëm kjo pikë karburanti. Nga hetimet ka rezultuar se disa inspektorë, të cilët kanë pasur përgjegjësi për zonën ku ushtronte aktivitetin “Martini Petrol”, kanë shkuar shpesh për kontroll te subjektet e tjera private pranë karburantit, por në asnjë rast nuk e kanë evidentuar se ai funksiononte pa liçensë.

Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës nxori urdhër-ndalimi për administratorin e subjektit, si edhe për 7 inspektorë tatimorë, të cilët janë ende në detyrë dhe që kanë pasur si funksion kontrollin e zonës së karburantit të paliçensuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY