Gruaja që u mbyt në tualetin e mobilierisë, akt për të cilin akuzohet dhe është arrestuar i shoqi i saj, kishte shkruar një letër ku rrëfente vuajtjet e saj në kaluarën.
Letra u publikua sot në seancën gjyqësore, ku Sadedin Sules iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.
“Kam kaluar momente që nuk mendoja se do t’i kaloja. Kam takuar persona që nuk mendoja t’i takoja. Jam e zhgënjyer!”, shkruante në letër viktima Suela Sula.
Letra është zbuluar në tualet, dhe u paraqit në seancë nga prokuroria e Shkodrës.
I akuzuari ka deklaruar se letra nuk ishte shkruar nga gruaja e tij, pasi shkrimi nuk ishte i saji.
“Letra nuk është shkruar nga ajo. Nuk është kaligrafia e saj. Kur dola në mëngjes më tha jam e mërzitur, kam një shtrëngim në kraharor. Kur shkova në mobileri nuk e gjeta. Hyra në banjo dhe e gjeta të lidhur me litar. Shenjat e gishtave në fyt janë pasi i mata pulsin”, pohoi ai.
Ndërkohë, gjykata e Shkodrës ka vendosur sot arrest me burg për Sadedin Suli, pronari i një mobilerie i akuzuar se mbyti bashkëshorten e tij. Në seancën e zhvilluar sot ai ka mohuar se është autori i vrasjes së Suela Sulit, madje para trupit gjykues tha se është i gatshëm të ndihmojë shtetin financiarisht për zbardhjen e ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/