Efektivat e Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Inspektorë të Institutit Shtetëror Shëndetësor dhe të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, rreth mesnatës të së premtes, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë zbatuar planin e masave me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve.
Në këtë kuadër, janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore kryesore dhe dytësore si edhe janë ushtruar kontrolle në lokalet e natës, më të frekuentuarat në Qarkun e Durrësit, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, armëmbajtje pa leje, sekuestrimin e sendeve të jashtëligjshme, si dhe parandalimin e goditjen e akteve kriminale.
Si rezultat, u shoqëruan në ambjentet e Komisaritit të Policisë 34 shtetas, 12 prej tyre balerina.
Njëra nga shtetaset e shoqëruara, frekuentuese në një lokal nate, ishte e mitur.
Në lidhje me këtë është shoqëruar edhe pronari i lokalit, ku nga ana e Specialistëve po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.
Gjatë verifikimeve, rezultoi se një nga balerinat e shoqëruara, shtetësia A.T. 24 vjeçe, banuese në Krujë, më 11 janar 2016 ishte shpallur në kërkim, pasi ishte larguar nga banesa.
Gjithashtu, u evidentua që dy lokale kishin përshtatur ambjentet për përdorim të lëndëve narkotike, ku në njërin prej tyre u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.
Ndërkohë, nga Inspektorët e Institucionit Shtetërore Shëndetësor u vendosën masa administrative për kosumim të duhanit në ambjentet publike.
Nga kontrolli i kryer nga Inspektorët e Drejtorisë Rajonale Tatimore Durrës, u evidentuan kundërvajtjet administrative si me poshtë:
• Mospajisja me kasë fiskale, punësim i punëtorëve të padeklaruar, mosmbajtje e kasës në gjendje pune, mospajisje me dëftesë tatimore, mosafishimi i posterave për klientët dhe tregtim i mallrave të pashoqëruara me faturë.
Kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ku Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, kërkon mbështetjen dhe bashkëpunimin e qytetarëve, me qëllim parandalimin e fenomeneve të jashtligjshme, me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/