Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pronat e universitetit, motivi i mundshëm i kërcënimit ndaj Konit

23/04/2016
Pronat e universitetit, motivi i mundshëm i kërcënimit ndaj Konit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Reforma në arsimin e lartë pritet të nisë zbatimin në vitet 2016-2017. Ligji i ri fut një skemë të re financimi bazuar në buxhetin e shteti dhe vetëfinancim përmes të ardhurave që do të gjenerojë universiteti në sajë të një autonomie të re financiare.

Sipas këtij ligji: “Pronat e paluajtshme, në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre institucionet publike të arsimit të lartë, që i shërbejnë institucionit për të garantuar përmbushjen e misionit të tij, kalojnë në administrim të institucioneve, me vendim të Këshillit të Ministrave, pas propozimit të ministrit përgjegjës për arsimin.

Po ashtu në ligj thuhet se “Institucionet mund të zhvillojnë pronat me miratim paraprak të subjektit që i ka kaluar pronën në administrim”. Autoritetet thonë se sfida e universitetit pas hyrjes në fuqi të ligjit dhe transferimit të pronave nën administrimin e ri do të jetë e madhe.

Si do ta perballojë këtë sfidë dhe konkurrencë me universitetet e mëdha private? Ndërtimi i kampusit të ri e të madh universitar është njëra prej tyre.

Megjithëse vendimmarrja do jetë kolegjiale nga bordi administrues, sigurisht peshë specifike do të ketë edhe zëri i rektorit të Universitetit të Tiranës. Të sapozgjedhurit edhe nën kërcënimet e mafiozëve, profesor Mynyr Konit.

“Qyteti Studenti” quhet i tillë sepse ka përmasa të tilla. Ai shtrihet në rreze të një zone kodrinore periferike të Tiranës, e shquar për vila dhe zona rezidenciale që e kanë bërë atë prej vitesh një nga zonat e preferuara të kryeqytetit.

Me hyrjen në fuqi të ligjit për arsimin, e gjithë kjo zonë do të gdhihet pronë e Universitetit të Tiranës. Projektet për kampusin e ri universitar dhe 30 milion eurot që i mungojnë atij për ta ndërtuar, janë një arsye e mjaftueshme për të ngjallur interesat e investimeve private, përfshirë edhe paratë e grumbulluara nga aktivitete kriminale.

Këtu duhet gjetur edhe përgjigjja përse, sipas Prokurorisë, grupe kriminale si ai i Shullazit tentuan të ndërhyjnë në garën për rektor të universitetit më të madh në vend.tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.