Biznesmeni Nikolla Nërenxi, sherr me policinë në autostradë, shpallet në kërkim

Biznesmeni Nikolla Nërenxi, sherr me policinë në autostradë, shpallet në kërkim

64
0
Shares

Sot pasdite rreth orës 16:10, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, të planizuar me shërbim në rrugën dytësore të autostradës Tiranë – Durrës, kanë konstatuar disa mjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Shërbimi i Policisë ka filluar të vendosë masa administrative ndaj këtyre mjeteve, por është kundërshtuar, sharë dhe ofenduar gjatë kryerjes së detyrës, nga shtetasi Nikollaq Nerënxi.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë marrë masa për shoqërimin e këtij shtetasi por janë penguar nga dy rojet e tij të cilët janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 6

Po punohet për gjetjen dhe shoqërimin e Nikollaq Nerënxit dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

Nerenxi ka qene shume aktiv kohet e fundit per te kundershtuar taksat e bashkise, ligjin e ri per taksat dhe njihet si nje nder biznesmenet me active ne perberje te shoqates se tregtareve kunder politikave te taksave te rritura te qeverise.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY