Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Me gruan në shtëpi, kërcënonte të dashurën dhe përsëri “i thotë burgut hapu”

24/04/2016
HISTORIA/ Me gruan në shtëpi, kërcënonte të dashurën dhe përsëri “i thotë burgut hapu”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fiksimi i një 32-vjeçari, të martuar dhe me fëmijë, për t’u rilidhur me ish-të dashurën, i ka kushtuar dy dënime me burg në një periudhë kohe prej më pak se 3 vjetësh.
Dënimi i parë me disa muaj burg për akuzën e “përndjekjes” nuk e ka bindur atë për të hequr dorë nga vajza që e kishte lënë pasi kishte mësuar faktin se ai ishte i martuar.
Menjëherë sapo ka lënë qelinë, Ed. L. ka nisur një vrull kërcënimesh, deri në ato për jetën, ndaj ish-të dashurës duke i kërkuar rindërtimin e lidhjes.
“Do të jesh vetëm e imja, ose nuk ke për të jetuar. Do të të nxij jetën. Nuk do të të lë rehat. Nuk do të lidhesh me asnjë person tjetër”, kanë qenë disa nga kërkesat e tij.
Një kallëzim i dytë i të dëmtuarës H. E. e ka çuar sërish në tavolinën e të pandehurit 32-vjeçarin.
Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj tij, duke e dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg në mungesë për akuzën e “përndjekjes”.

Historia
Referuar vendimit të Gjykatës, e dëmtuara H. E. banon në një prej fshatrave të komunës Petrelë, Tiranë. Para disa vitesh ajo është njohur dhe dashuruar me të pandehurin Ed. L., me të cilin ka pasur lidhje dashurore. Në fillim të lidhjes, i pandehuri Ed. L. i është prezantuar asaj me një emër tjetër, duke i fshehur identitetin e tij të saktë.
Në këtë mënyrë ai ka vijuar lidhjen e tij me kallëzuesen. Sipas vendimit të gjykatës, në momentin që kallëzuesja ka mësuar se shtetasi Ed. L., është i martuar dhe me 2 fëmijë, ajo e ka shkëputur lidhjen me të.
Ndarja nuk është pritur mirë prej të pandehurit, i cili ka këmbëngulur, duke e përndjekur atë për një periudhë kohore. E dëmtuara, H. E., i ka kallëzuar këto veprime të tij, çka ka sjellë më pas edhe arrestimin e tij, dërgimin në gjyq dhe dënimin e tij me burg.
Referuar të dhënave, Ed. L. është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës dhe është dënuar me 10 muaj burg. Këtë dënim ai e ka vuajtur në periudhën mes fundit të vitit 2013 dhe mesit të vitit 2014. Por duket se ky dënim nuk i ka vlejtur aspak 32-vjeçarit, i cili pas daljes nga burgu ka vijuar veprimet e tij të kundërligjshme ndaj kallëzueses H. E.

Kërcënimet
Sipas gjykatës, veprimet në fjalë ishin kërcënime dhe sharje në orare të ndryshme të ditës e natës në numrin telefonik të kallëzueses. Referuar vendimit të gjykatës, përmes këtyre kërcënimeve dhe kërkesave të vazhdueshme ai i kërkonte ish-të dashurës së tij që t’i jepte lekë për burgun që kishte bërë nga denoncimi i saj, duke iu referuar dënimit të tij të parë.
“Në shqetësimet e krijuara, duke i shkuar te qendra e punës së kallëzueses, e duke mos e lënë të punojë e duke iu drejtuar me fjalët: ‘…ti do jesh vetëm e imja, ose nuk ke për të jetuar, do të të nxij jetën, nuk do të të lë rehat, nuk do të të lë që të lidhesh me asnjë person tjetër…’”, thuhej në vendimin e gjykatës.

“Panorama”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.