Erjon Braçe shprehet i zhgënjyer nga rezultati i votimit në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste të mbajtur dje. Duket zhgënjimi ka ardhur pas rezultatit jo të mirë që ai ka marrë si anëtar i kryesisë së re të kësaj partie.
Në një postim në “Facebook”, Braçe thotë se pavarësisht rezultatit nuk do të heshtë për të vërtetat që thotë.
“Për çdo votë që mungoi, kam një pyetje: Çfarë duhet të bëj më shumë? Nuk do të heshtë për të vërtetat dhe nuk do të bëjë kompromis për gabime. Secili duhet të marrë bashkë me karrigen dhe përgjegjësinë për çfarë bën. Kurrë, kurrë, nuk do i këmbej gjithë sa më sipër me ca vota më tepër! Për të qenë më i qartë; Nuk do të hesht e nuk do bëj sehir që të votohem pak më shumë”, thekson deputeti socialist.
Erion Braçe, i cili në kryesinë e kaluar ishte ndër më të votuarit këtë herë ishte në fundin e listës, së bashku me Vangjush Dakon, Armando Subashit dhe Taulant Ballën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/