Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VENDIMI/ Para gotës me alkool refuzoi stërvitjen, përjashtohet nga ushtria oficeri i Zall-Herrit

24/04/2016
VENDIMI/ Para gotës me alkool refuzoi stërvitjen, përjashtohet nga ushtria oficeri i Zall-Herrit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto Ilustruese

Një ushtarak i Zall-Herrit, është përjashtuar nga radhët e ushtrisë me
vendim gjykate
.
Arsyeja e këtij largimi është paksa e veçantë.
Në ditët e lajmëruara për një stërvitje ushtarake, ai zgjodhi të konsumojë alkool, duke refuzuar e kundërshtuar kërkesën e efektivëve të Policisë Ushtarake.
  
Ngjarja
of1Ngjarja, objekt shqyrtimi, gjykimi dhe vendimi nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, ka ndodhur në datën 15 shtator 2015.                                        
Sipas vendimit të gjykatës, mësohet se i pandehuri Blerim Muka është oficer aktiv me gradën “Toger” efektiv i repartit ushtarak 1020, batalioni i dytë i Forcës Tokësore Zall-Herr Tiranë. Në bazë të urdhrit nr. 876 datë 21. 08. 2015 të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në rajonin e Bizës për periudhën 07. 09. 2015 – 17. 09. 2015 është zhvilluar  stërvitja fushore me trupa “Biza-15”, me pjesëmarrjen e Forcave Tokësore, Ajrore, Komanda Mbështetëse, Policisë Ushtarake, etj. Ne këtë stërvitje merrte pjesë edhe reparti ushtarak 1020 i Forcës Tokësore efektiv i së cilës është edhe oficeri Blerim Muka (i pandehuri).
Sipas organit te akuzës me datë 15. 09. 2015 rreth orës 23.15  patrulla e policisë ushtarake e përbërë nga nëntoger Igli Oketa, N/tetar Saimir Noka, PR I Ditijon Kurti dhe  PR I Amarildo Lamaj, ka dalë për kontroll  jashtë  territorit të fushimit në një distancë rreth 150 metra ku ndodheshin disa lokale, për të kontrolluar lidhur me zbatimin e rendit ushtarak dhe konkretisht, zbatimin e disiplinës ushtarake, orarit të veprimeve nga ana e personelit ushtarak pjesëmarrës në stërvitje.
Pikërisht ne njërin prej lokalet janë konstatuar disa ushtarakë të ulur duke pare je ndeshje  futbollit, duke mos respektuar ne këtë mënyrë orarin e veprimeve të miratuar nga ana komandantit të fushimit. Menjëherë sapo ka përfunduar ndeshja e futbollit patrulla e policisë ushtarake, u ka kërkuar atyre që të lëviznin në drejtim të vendit të fushimit, pasi sipas orarit të veprimeve duhet të ishin në fushim”. Ushtarakët që ndodheshin në lokal janë larguar për në fushim, me përjashtim të togerit Blerim Muka (i pandehuri) i cili po konsumonte pije alkoolike dhe nuk ka lëvizur nga vendi por duke qëndruar i ulur në tavolinë i është drejtuar patrullës ”Kush jeni ju”.
Komandanti i Patrullës së Policisë Ushtarake N/toger Igli Oketa i është prezantuar se është “patrulla e policisë ushtarake” dhe i ka kërkuar të largohet nga lokali dhe të shkojë në fushim, pasi ishte ne kundërshtim me orarin e veprimeve.
Gjithashtu bazuar në nenin 24, germa ”d” të ligjit Nr. 13/2015 ”Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura” i është kërkuar këtij ushtaraku që të identifikohej, lidhur me gjeneralitetet e tij si dhe gradën që mbante, por ai ka filluar të kundërshtojë me veprime aktive, me gjeste dhe me fjalë fyese, duke i penguar gjatë kryerjes së detyrës patrullën e Policisë Ushtarake.
Në këto kushte, bazuar në Neni 27 germa ”a” dhe ”c” po të këtij Ligji, patrulla e policisë Ushtarake ka tentuar shoqërimin e tij  për në vendin e fushimit, por ai përsëri ka kundërshtuar me fjalë dhe me veprime aktive duke mos u ngritur nga vendi.
Në rrethana te tilla bazuar në Nenin 30 germa ”c” të ligjit nr. 13/2015 është tentuar që ai të shoqërohej me forcë për në ambientet e fushimit, por ai përsëri ka kundërshtuar dhe në këtë mënyrë bazuar edhe në rregulloren e ”Jetës së Brendëshme të Forcave të Armatosura” dhe konkretisht kreu 8 “Policia Ushtarake dhe detyrat e saj” Neni 1 pika 8.1.6 e saj, Patrulla e Policisë Ushtarake është larguar në drejtim të vendit të fushimit, për të informuar drejtuesit e stërvitjes në lidhje me veprimet e te pandehurit.
Në këto kushte dhe rrethana Komandanti i Patrullës së Policisë Ushtarake ka bërë kallëzim për toger Blerim Muka për veprën penale të “Kundërshtimit të Policise Ushtarake” të parashikuar nga Neni 53/1 i Kodit Penal Ushtarak

Vendimi
of2Ne rrethana te tilla organi i Prokurorisë, pasi ka administruar kallëzimin për ndjekje penale dhe pasi ka kryer veprimet hetimore dhe proçeduriale, si edhe ka administruar provat qe do te analizohen këtu ne vijim -ai organ- ka sjelle ne këtë gjykate te pandehurin Blerim Muka te akuzuar për kryerjen e veprës penale te “Kundërshtimit te policisë ushtarake” parashikuar nga Neni 53/1 i  Kodit Penal Ushtarak.
Ne lidhje me ngjarjen për te cilën i pandehuri Blerim Muka akuzohet  gjykata çmon se me provat qe u administruan fajësia e tij rezulton e provuar po kështu edhe kualifikimi ligjor i veprës i drejte.
Kështu ne drejtim te fajësisë se te pandehurit hedhin drite prova te tilla si:
-Akti i kallëzimit për ndjekje penale i Komandës së Policisë Ushtarake Tiranë.
-Urdhri Nr. 876 datë 21. 08. 2015 i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
-Urdhri operacional i Komandantit të Policisë Ushtarake Nr. 4149/2 datë  04. 09. 2015”.
-Raporti i Shërbimit “Mbi  ngjarjen e ndodhur më datë 15.09.2015”.
-Shkresa Nr. 1920/39 prot. datë 04.09.2015 e Komandës së Forcës Tokësore me lëndë: “kërkesë për mbështetje me Polici Ushtarake”.
Përveç akteve shkresore te mësipërme, organi i akuzës ne funksion te provueshmërisë se faktit penal objekt akuze i paraqiti kësaj gjykate edhe deklarimet e shtetasve Igli Oketa me detyrë komandant i Patrullës së Policisë Ushtarake dhe deklaruesve Amarildo Lamaj, Saimir Noka, Ditijon Kurti, me detyrë efektiv i Patrullës së Policisë Ushtarake.
Vete i pandehuri Blerim Muka duke pranuar akuzën, si edhe duke u shprehur i penduar rreth saj ai ne te njëjtën kohe duke pranuar vlerën e akteve te ndodhura ne dosje bazuar ne Nenin 403 e vijues te Kodit te Procedurës Penale i kërkoj kësaj gjykate procedimin e tij me gjykim te shkurtuar kërkesë te cilën gjykata me vendim te ndërmjetëm e pranoi.
Për këto arsye, Gjykata ne baze te Nenit 384 e 390 te Kodit Procedurës Penale dhe 53 te Kodit Penal Ushtarak Vendosi: Deklarimin fajtor te te pandehurit Blerim Feti Muka per kryerjen e veprës penale te “Kundërshtimit te policisë ushtarake” dhe ne baze te Nenit 53/1 te Kodit Penal Ushtarak e dënon atë me nxjerrjen ne lirim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.