SKANDAL/ Juristi i DV të Policisë së Gjirokastrës kërcënon Sali Berishën me...

SKANDAL/ Juristi i DV të Policisë së Gjirokastrës kërcënon Sali Berishën me “plumb ballit”

99
0
Shares

Juristi i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Juljan Veizi

Juristi i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Juljan Veizi, ka kërcënuar sot nëpërmjet një statusi të tij në “Facebook” “Me plumb në lule të ballit” ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berisha.
fkx_copy_1

Postimi në “Facebook” i Juljan Veizit

Në statusin e tij me titull “Kriminel, fitove ti!!!”, Juljan Veizi, njeriu i afërt i Ziver Veizit, që humbi jetën nga një plumb gjatë protestës së 21 Janarit 2011, shkruan në statusin e tij se
“Gjykata dhe njëkohësisht edhe Prokuroria e mbaruan lojën e tyre!!!. Si e nisen, e bitisen por bashke me “21 Janarin” varrosin shpresën qe ky vend do behet…”.
Më tej vijon,
“Kryekrimineli bën thirrje për armatosje, e bën Presidentin horr, Prokuroren lavire, nuk zbaton urdhrat e Prokurorisë, por ne fund ne burg futet kush ka rilidhur energjinë qe nuk kish paguar…. Kryekrimineli është i plotfuqishëm përball Qeverise, përballë Drejtësisë, edhe përball lotëve te Anës qe ;vajtuan” ne gjithë Europën… Kryekrimineli për një gjë ka te drejte, këtu duhet armatosur populli, sepse është e vetmja zgjidhje, sepse ti o Kryekriminel
e do fiks aty, ne lule te ballit….”.
Kryekriminel, fitove ti!!!, 1997-ta, Gërdeci, 21 Janari janë arritjet e Qeverise tuaj!!!.
Kryekriminel ‘Na fal!!!’. ‘Te na falesh qe na vrave’”,
përfundon ai.


jur_copy_1Profili në “Facebook” i Juljan Veizit, ku ka të shënuar vendin e punës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY